• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

JO DHUNËS/ Kisha Katolike reagon pas protestës së opozitës

by Java News
14/05/2019 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kaosit e shkatërrimit të shkaktuar nga militantët e PD-LSI, ku u dhu nuan police e gazetare e u dogjen institucionet, ka reaguar edhe Kisha Katolike.

Duke iu bërë thirrje për dialog liderve, Kisha thekson se ‘Në këtë situatë, ne, me vendosmëri i themi JO DHUNËS’

Me tej ajo thekson se ‘ne jemi dhe do të jemi për një Shqipëri demokratike, ku institucionet respektohen dhe ku institucionet e njerëzit që i kryesojnë ato, respektojnë popullin e ligjet dhe punojnë për të gjithë e jo vetëm për pak njerëz.’.

Duke u ndalur te zgjidha Kisha shprehet se ‘Përsërisim bashkë me partnerët tanë evropianë se është koha e duhur që t’i dërgojmë botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe ne shqiptarët jemi të aftë për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike. ‘

Deklaratë e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë për situatën aktuale në vendin tonë

Të mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Pesëdhjetepestë të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në datat 13-14 maj e duke ndjekur me shqetësim e keqardhje të madhe situatën aktuale që po kalon vendi ynë, ne ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë deklarojmë sa më poshtë:

U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë në Shqipëri, në mënyrë të veçantë liderëve të dy partive të mëdha: Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që të ulin armët e konfliktit, sikurse janë gjuha urrejtjes dhe arroganca, e të gjejnë me patjetër rrugën e dialogut. Të nxiten me këmbëngulje qytetarët që të heqin dorë nga çdolloj forme dhune dhe vandalizmi. Kush përdor dhunë dhe vandalizëm nuk e do atdheun! Në këtë situatë, ne, me vendosmëri i themi JO DHUNËS, qoftë kur vjen nga protestuesit e qoftë kur është shprehje arbitrare e institucioneve.

Fatkeqësisht kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur kohët e fundit. Por, ç’është më e keqja, askush nuk kujtohet që, qoftë protestuesit e qoftë punonjësit e policisë janë njerëz, etër, bij e pjesë e familjeve të thjeshta shqiptare.

Ne, duke u bazuar në doktrinën shoqërore të Kishës dhe në traditën e Kishës Katolike në Shqipëri, do të jemi gjithmonë në anën e njerëzve të thjeshtë dhe të jetës së përditshme që duan të jetojnë të qetë, të çliruar nga sundimi i dhunës, i korrupsionit, i kriminalitetit, i papunësisë e i detyrimit të largimit nga vendi për kushte më të mira. Këto janë problemet e mëdha që pozita dhe opozita duhet të diskutojnë së bashku për të gjetur zgjidhjet e duhura duke kërkuar të mirën e përbashkët që ka përparësi mbi të mirën e partisë.

Ne jemi dhe do të jemi për një Shqipëri demokratike, ku institucionet respektohen dhe ku institucionet e njerëzit që i kryesojnë ato, respektojnë popullin e ligjet dhe punojnë për të gjithë e jo vetëm për pak njerëz.

Ne jemi dhe do të jemi për respektimin e parimeve të demokracisë dhe lirinë e popullit që të zgjedhë përfaqësuesit e tij dhe këta të fundit të punojnë për të mirën e të gjithëve.
Ne nuk jemi për asnjë parti politike dhe nuk mbajmë anën e askujt, por jemi të gatshëm të punojmë me gjithkënd në të mirë të vendit dhe të popullit tonë, në respekt të parimeve shpirtërore, kushtetuese dhe ligjore.
Në situatën aktuale nuk ka kohë më për të humbur, sidomos për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.
Të mendojmë për të rinjtë tanë dhe të punojmë për përfshirjen dhe punësimin e tyre në bazë të meritave, pa humbur kohë. T’i japim hov fuqisë shndërruese që ka energjia e tyre rinore. Mos t’ua prishim ëndrrat. Mos ta çojmë vendin drejt vetëvrasjes, por drejt rritjes dhe promovimit të së mirës dhe të së bukurës.
Përsërisim bashkë me partnerët tanë evropianë se është koha e duhur që t’i dërgojmë botës një mesazh të qartë se Shqipëria dhe ne shqiptarët jemi të aftë për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike.
Ne jemi lutur e do të vazhdojmë të lutemi për vendin tonë, për familjet, për të rinjtë e të rejat dhe për ata që kanë përgjegjësi politike, që Hyji i Mirë t’ua shndrisë mendjen e të gjejnë rrugën e dialogut e të mirëkuptimit.

g.kosovari

Next Post
“Shqipëria meriton hapjen e negociatave”/ Ministri gjerman takon Cakajn: Dhuna e papranueshme

"Shqipëria meriton hapjen e negociatave"/ Ministri gjerman takon Cakajn: Dhuna e papranueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Arbjan Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Arbjan Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

February 2, 2026
“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

February 2, 2026
Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

February 2, 2026
“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In