• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo celularit në makinë/ Tahiri: Në nëntor nis fushata, më pas do nisë gjobitja

by Java News
10/10/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të nisë fushata e sensibilizimit për mos përdorimin e celularëve gjatë drejtimit të makinës, në kushtet kur edhe për këtë veprim, njësoj si për rripat e sigurimit, masa e gjobës do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

“Nga muaji tjetër policia rrugore do nisë masa paraprake sensibilizuese për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit. Duhet ndryshuar kodi rrugor duke u shtuar masa e gjobës deri atëherë do të aplikojmë masën e sotme maksimale të gjobës… Çdo person me celular në dorë duke drejtuar makinën është rrezik për shoqërinë. Do e quajmë si stacionin e dytë, gurin kilometrik të dytë për të arritur gjiçka që është e mundur që rrugët tona të jenë të sigurta”, tha Tahiri.

Tahiri ka sqaruar gjatë vizitës së tij në komisariatin e Policisë Rrugore se me ndryshimet e reja për gjobat e rripit, janë shpëtuar brenda muajit 9 jetë personash.

“Ishte një masë e domosdoshme. Policia Rrugore do vijojë në forcimin e kësaj norme që qytetarët të vendosin rripin e sigurimit. Ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me mundësinë që kemi ne për të shpëtuar sa më shumë jetë. Falë kësaj fushate kemi shpëtuar 9 jetë njerëzish vetëm këtë muaj, krahasuar me një vit më parë edhe me gushtin. Kjo është një pasuri shumë e madhe. Përndryshe nëse do vazhdonte kaosi i 20 viteve dhe marrëdhënia e çalë më policit dhe qytetarit do kishim kosto në shëndetësi dhe në jetë. Çdo rregull vlen për të shpëtuar një jetë, vlen për të kursyer shëndetin. E domosdoshme që të bëjmë gjithçka të jetë e mundur. Policia Rrugore do vazhdojë me rripin e sigurimit. Do vazhdojmë të kërkojmë nga drejtuesit respektimin e kodit rrugor”, tha Tahiri.

Tahiri nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me reportazhin e publikuar dje në media, të gazetarit italian të RAI-t, në lidhje me kanabisin në një zonë të Krujës./java/a.k

 

Next Post
Si do të jetë seksi pas 50 vitesh…

Si do të jetë seksi pas 50 vitesh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In