• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jetojmë mes grekëve dhe italianëve ndaj…”, Rama flet për turizmin: Të ndërtojmë me arkitekturë të bukur

by A R
08/04/2024 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka njohur shifra rekord turistësh gjatë vitit të kaluar, e akoma më të larta janë pritshmëritë për këtë sezon turistik.

Për shkak të zhvillimeve pozitive në sektorin e turizmit në Shqipëri, Komisioni Europian i Organizatës Botërore të Turizmit u mblodh në Tiranë këtë të hënë për takimin e 70-të.

I pranishëm në konferencë, Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për të adresuar disa sfida që vijnë me rritjen e turizmit dhe për të mos bërë gabimet e vendeve të tjera elitare në turizëm.

Një ndër to është të ruhet natyra dhe identiteti, të cilën Kryeministri Edi Rama e theksoi në fjalën e tij.

“Me më shumë se 10 milionë turistë vjet dhe me shifra shumë të larta gjatë 3 muajve të parë të vitit. Ky nuk është vetëm sukses, por është edhe sfidë e madhe sepse ka shumë gjëra për të cilat ne duhet të mendojmë nëse dëshirojmë që Shqipëria të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme, në rast se duam që Shqipëria të jetë destinacion ku turizmi të jetë vlerë e shtuar duke bërë bashkë njerëz nga vende nga më të ndryshmet dhe për t’i bërë ata të ndihen që kanë ardhur në Shqipëri dhe jo ndokund tjetër. Duhet të ruajmë natyrën, të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, të mahnitshme dhe duhet t’i gërshetojmë këto të dyja që njerëzit të marrin më shumë nga puna e tyre, por nga ana tjetër edhe që të kenë mundësi të lënë më shumë nga Shqipëria për brezat e ardhshëm. Nuk duam ta humbasim vendin tonë duke ndërtuar një destinacion turistik. Unë besoj që ne nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime, nga gabimet tuaja ne duhet të nxjerrim mësime. Dhe për këtë arsye jam këtu në këtë takim, sepse ajo që po bën kjo organizatë është vërtetë fantastike. Këtu nuk bëhet fjalë për të shkuar nga njëri vend tek tjetri, por bëhet fjalë për ndarjen e njohurive, përvojave, gabimeve që janë bërë në të shkuarën që ato të mos përsëriten. Shpresoj që ne do mësojmë sa më fortë të jetë e mundur. Ne tashmë i kemi bërë disa gabime tona. Të mos harrojmë që jetojmë midis grekëve, italianëve e të jesh mes tyre do të thotë të jesh në dolçe vita e ti bën edhe gabime. Sepse nga njëra anë nuk e ke kuptuar plotëissht bekimin që të ka dhënë Perëndia. Por ne nuk jemi Zvicër dhe ndoshta është më mirë të mos jemi, por duhet të kemi të njëjtën mënyrën të kuptuari që kanë zviceranët për të kuptuar se çfarë duhet t’u lëmë brezave të ardhshëm që t’ja u lëmë më mirë”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

/a.r

Next Post
Makina e policisë kapërcen bordurën, përplaset me një mjet tjetër në qendër të Shkodrës

Makina e policisë kapërcen bordurën, përplaset me një mjet tjetër në qendër të Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In