Ditën e djeshme u nda nga jeta legjenda e NBA-së Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare.
Të shumta kanë qenë ngushëllimet nga liderët botërorë. Dhimbjes së ndarjes para kohë të një figure kaq të madhe si Bryant i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama.
Rama ka publikuar mbrëmjen e djeshme në faqen e tij të Facebook një foto të Bryant të cilën e ka shoqëruar me një emoji duke qarë.
Ndërsa mëngjesin e sotëm kryeministri Rama e ka nisur ditën pikërisht me një thënie të Kobe Bryant: Jeto sot të frymëzosh të nesërmen.