• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jetimorja, drejtoresha rrahu me thupër vajzën që denoncoi përdhunimin

by Java News
19/05/2016 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndër tre të miturat e abuzuara seksualisht në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër ka dhënë dëshmi tronditëse para prokurorëve.

Më pak se 12 vjeç, ajo është abuzuar seksualisht në ambientet e Qendrës nga një djalë pak më i madh në moshë se ajo dhe këtë fakt ia ka treguar drejtoreshës së institucionit.

Reagimi i zyrtares ka qenë edhe më tronditës se sa rrëfimi i vajzës së dhunuar.

Ajo ka marrë një thupër dhe e ka rrahur shumë, duke e detyruar të mos fliste për këtë ngjarje.

Albana Llazani, ish-drejtoresha tashmë e arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, është vënë në dijeni se kush ishte djali që kishte abuzuar seksualisht me të miturën dhe ka kërkuar me insistim që të mbyllë këtë çështje pa zhurmë.

E mitura, e tronditur nga kjo ngjarje, ka dëshmuar para prokurorëve, në shoqërinë edhe të psikologut, detajet e veprimeve të dhunshme të agresorit ndaj trupit të saj të paformuar.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se e mitura është e defloruar pa arritur ende moshën e pjekurisë seksuale.

Ky skandal i rëndë është munduar të mbahet i fshehtë dhe është zbuluar vetëm gjatë hetimeve të nisura për keqtrajtime ndaj të miturve në qendrën e fëmijëve në Shkodër.

Fillimisht, institucioni i Avokatit të Popullit ka sinjalizuar Prokurorinë e Shkodrës se në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve në qytet ka të dhëna se fëmijët keqtrajtohen fizikisht. Prokuroria nisi menjëherë hetimet, në bazë të të cilave u përftuan të dhëna tronditëse për abuzime jo vetëm fizike, por edhe seksuale.

Të miturit, gjithnjë nën shoqërinë e psikologut, kanë dëshmuar se kujdestaret e Qendrës iknin me orë të gjata nga institucioni, duke i lënë fëmijët vetëm.

Gjatë kësaj periudhe pa kujdestarë, fëmijët meshkuj të moshës më të madhe i detyronin më të vegjlit të shihnin filma “me pullë të kuqe” në platformën dixhitale televizive që kishin në Qendër.

Për më tepër, të miturit detyroheshin që të kryenin të njëjta veprime me ato që kryenin personazhet në filmat për të rritur.

Hetimi i sapofilluar nga ana e Prokurorisë së Shkodrës ka evidentuar si persona përgjegjës për keqtrajtimin e të miturve dhe neglizhencën në detyrë me pasojë abuzimin seksual ndaj të paktën 3 të miturave, disa punonjëse të Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, të cilat janë ndaluar si të dyshuara për veprën penale të “Keqtrajtimit të fëmijëve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë, një prej vajzave të mitura është abuzuar seksualisht nga djali 15-vjeçar i ish-drejtoreshës gjatë një ekskursioni.

Tema/D.I.

Next Post

Thaçi: FSK, e gatshme të bëhet ushtri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In