Rrëfimin e tij, Belind Këlliçi e shtriu në një rrafsh më personal.
Ai ka zbuluar për A2 CNN bisedën që ka pasur me partneren e tij, Ana, pas humbjes në 14 maj.
“Është munduar që të më jap kurajo dhe është një nga personat që e ka përjetuar në vetë të parë edhe angazhimin dhe pasionin tim, nuk ka qenë shumë në favor të kandidaturës sime, por më ka dhënë kurajo dhe jeta vazhdon, ajo është e shkëputur nga realiteti im i ditës dhe politika që shpeshherë pa dashje e kam bërë pjesë, por që është treguar shumë mbështetëse dhe sigurisht më ka dhënë kurajo në momentet e duhura”, përfundoi Këlliçi.
/a.r