Familja e Marvi Mihalit, 19-vjeçarit që u vra për një karikues celulari në Tiranë ka marrë një lajm tepër të mirë.
Ndonëse mbi moshën 50 vjeç, prindërit e tij u shtuan me një vajzë dhe po arrijnë të ngrihen mbi plagët e vdekjes së djalit.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari Bledi Mane me anë të një shkrimi në Facebook ku thotë:
“Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare.
Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar. Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht.
Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes”.