• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jeta mes Tiranës dhe Italisë”/ E bija e kritikut Vittorio që pushtoi mediat italiane rrëfen të vërtetën: Si vendosa të mbaja mbiemrin Sgarbi

by Java News
28/12/2019 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alba Sgarbi është vajza e Vittorio Sgarbit (historian, politikan, personalitet televiziv, analist), personazhit kontrovers të televizionit italian.

Në mediat italiane është folur shumë për Vittorio Sgarbin, që ka një fëmijë me një grua shqiptare.

Mamaja e Albës, Kozeta Aidini, këngëtare lirike e cila jeton në Itali, nuk është shfaqur kurrë në foto apo video, pavarësisht nga këmbëngulja e gazetarëve.

Por në verën e vitit 2017, Alba Sgarbi u shfaq krah të atit të saj Vittorio në një set fotografik për revistën “Chi”. Thashethemet morën fund dhe u konfirmua se Alba, vajza me nënë shqiptare, është e bija e kritikut të mirënjohur të artit në Itali.

Alba Sgarbi ka qenë e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për herë të parë dhe ekskluzivisht në një intervistë për një media shqiptare. Alba na tregoi se deri në moshën 5-vjeçare ka jetuar në Itali, dhe më pas erdhi në Shqipëri ku mësoi dhe gjuhën shqipe, gjuhën e nënës. Megjithëse u largua nga Italia, të atin Vittorio Sgarbi e takonte shpesh.

“Unë kam lindur në Romë dhe deri në moshën 5-vjeçare kam qëndruar në Itali. Më tej u ktheva në Shqipëri për të mësuar shqipen, sepse gjuha e parë që dija ishte italisht. Dhe kam vazhduar studimet, shkollën e mesme dhe të gjitha këtu në Tiranë. Gjatë kohës kam qenë në kontakt me babin, vetëm kur shkoja për pushimet e Krishtlindjes, Vitit të Ri, kur shkoja për pushimet verore që qëndroja me të më shumë. Mund ta takoja rreth 2-3 herë në vit babin. Kam qëndruar me mamin, babin e takoja pak më rrallë. Por gjithmonë kam qenë në kontakt me të dhe raportet kanë qenë tepër të mira. Faktikisht ai ka dhe dy fëmijë të tjerë, motrën edhe vëllain, që janë me dy mama të tjera, dhe ai nuk ka jetuar me asnjë prej nesh. S’ka dashur të krijojë asnjëherë familje. Mami ka qenë gjithë kohës në Itali që dhe ka punuar. Aty ka ndërtuar edhe jetën e saj. Mami ka qenë e martuar më përpara, por pati një aksident i shoqi dhe ndërroi jetë. Më pas njoftoi babain tim, ku edhe linda unë. Spekulimet pastaj janë të tjera, që mund të isha fëmija e personit tjetër, por jo nuk është e vërtetë. Ai ka ndërruar jetë shumë kohë më përpara”.

Pas lindjes, e ëma e Albës i vendosi mbiemrin e saj. Të atin nuk e njohu që në fillim, por pasi u rrit vendosi të mbajë mbiemrin e babait.

“Vittorio më ka njohur më vonë, për faktin që edhe mamaja e tij ka qenë me mentalitetin e tillë që dua të krijosh familje, i thonte nuk dua të njohësh fëmijë jashtë martese e gjëra të tilla. Prandaj ka qenë edhe shumë e vështirë kauza ime. Plus edhe mamaja më vendosi mbiemrin e saj në fillim. Kjo ka qenë zgjedhja e mamit, nuk donte që të dihej që isha e bija e këtij personazhi publik, donte ta mbante anonim. Vittorio donte, por mamaja e tij nuk donte. Kjo ka qenë situata. Vendosa që të mbaja mbiemrin e babit si përfundim dhe tani jam me mbiemrin Sgarbi. Është edhe pak e sikletshme të mbash atë peshë mbiemri”.

Por si është në fakt të jesh vajza e një personazhi publik të mirënjohur në Itali?

“Më pyesin si është e mundur që ka një vajzë gjysmë shqiptare gjysmë italiane, domethënë kuriozohen për këtë gjë”.

Alba aktualisht është me studime në Milano, por thotë se në të ardhmen do të dëshironte që të ecte në gjurmët e të atit.

“Do doja të kisha një galeri timen, një galeri private mbase këtu në Tiranë, por që nuk e di…”.

Bukuroshja italo-shqiptare dhe babai i saj, Vittorio Sgarbi do të vijnë së shpejti në Tiranë me një projekt për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit. /tvklan.al

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Momenti i tmerrshëm, traileri humb kontrollin nga mjegulla dhe merr përpara makinat dhe policët

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm, traileri humb kontrollin nga mjegulla dhe merr përpara makinat dhe policët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In