• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jeta e Vanessës: U dashurua 15-vjeçe me burrin, historia me shqiptarin dhe vrasja

by Java News
20/12/2023 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull të gjatë, historisë së jetës së Vanessa Ballan, nënës shtatzënë e cila u ekzekutua nga shqiptari me origjinë nga Kosova, Bujar Fandaj, pas një historie të shkurtër që kishin mes njëri-tjetrit.

Vanessa Ballan u njoh me bashkëshortin e saj Nicola Scapinello dhe u dashurua kur të dy ishin 15 vjeç. Dita kur u takuan ishte aq e rëndësishme për të, sa vendosi ta mbante dhe në biografinë e saj në Instagram: “16.11.2012, Nicola”, e ndjekur nga data e lindjes së djalit të saj në vitin 2019.

4 janarin e ardhshëm Vanessa do të mbushte 27 vjeç.

Corriere della Sera shkruajn se bashkëshorti i saj Nicola ishte shumë i dashuruar me të. Pushime së bashku, mbrëmje diskoteka, koncerte, darka me miqtë dhe pastaj një familje, kjo ishte historia e çiftit që u njoh që kur ishin adoleshentë.

Pasi ndoqi shkollën në Castelfranco, ai shkoi të punonte në kompaninë e babait të tij që prodhon dysheme dhe është e vendosur në Riese, jo shumë larg shtëpisë.

Pas diplomimit nga Carlo Rosselli, Vanessa u punësua si asistente shitjesh në Eurospin. Vitet kaluan dhe çifti vendosi të krijonte një familje.

Por më pas në jetën e Vanessës u shfaq Bujar Fandaj, 41 vjeç.

Ai jetonte në Altivole dhe dërgonte porositë që bëheshin në supermarketin ku punonte Vanessa. Dyshja nisën një lidhje, por një vit më parë, Vanessa vendosi të ndahej prej tij.

Bujar Fandaj nuk e pranonte këtë gjë dhe këtu fillon sprova e Vanessës, e njëjtë me atë të të gjitha grave që e gjejnë veten përballë burrave që nuk pranojnë refuzimin, shkruan Corriere della Sera.

41-vjeçari filloi t’a përndiqte të renë, më pas e kërcënoi  se do t’i tregonte bashkëshortit të saj videot intime të saj. E tmerruar nga fakti se mund të humbiste lidhjen e saj të dashurisë me të riun që e kishte njohur që në adoleshencë, Vanessa vendosi t’a denonconte Bujarin në 26 tetor.

Gjatë kësaj kohe nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie ndaj kosovarit, i cili përgatiti një plan hakmarrje ndaj saj. Mëngjesin e së martës ai hyri në shtëpinë e saj dhe e goditi 7 herë me thikë në gjoks e bark, duke e lënë të vdekur 26 vjeçaren, e cila priste të bëhej nënë për herë të dytë.

Vanessa kishte paraqitur letrat dhe certifikatat për lejen e lindjes,  për shkak të rrezikshmërisë në punë dhe kontaktit të ngushtë me shumë njerëz, ajo mundi të përfitonte leje të parakohshme lindje. Në këtë mënyrë, ajo u përpoq të kujdesej për veten dhe fëmijën që po mbante, por edhe për t’i shpëtuar përndjekjes së Bujarit.

Kolegë dhe familarë të Vanesës janë shprehur për Corriere della Sera aq sa të habitur, edhe të dëshpëruar për këtë ngjarje.

“Është një dhimbje e madhe për ne,- thotë menaxheri i dyqanit Alberto Pompeo, “Unë kam ende certifikatat e lejes këtu në tavolinën time, kam shikimin e qartë dhe të qetë të Vanessas para syve të mi, nuk mund ta besoj se ajo ka ikur.”

“Tre javë më parë ajo na tha ‘do të jemi 4’, – thotë një teze- kishim qarë nga gëzimi, nuk mund ta besoj se e kanë vrarë”.

Bujar Fandaj është arrestuar disa orë pas disa orë pas krimit, në shtëpinë e tij në Altivole, në komunën e Trevisos, si i dyshuari kryesor për vrasjen e rëndë të  26-vjeçares.

Pas diplomimit nga Carlo Rosselli, Vanessa u punësua si asistente shitjesh në Eurospin. Vitet kaluan dhe çifti vendosi të krijonte një familje./m.j

Next Post
Emri/ Sherr me familjarët për pronat, ish ylli i PSG, Napolit e Argjentinës goditet me thikë dhe shtrohet në spital

Emri/ Sherr me familjarët për pronat, ish ylli i PSG, Napolit e Argjentinës goditet me thikë dhe shtrohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In