• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta e ndershme mori fund

by Frrok Çupi
26/09/2024 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ditën kur dikush ‘me origjinë aziatiko- amerikane’ tha në Tiranë një fjalë  të marë prej të folmes vendçe, ajo qe sekonda që e tronditi më shumë atë. Kë? Saliun. Kur themi ‘kë? Saliun?’ kemi të drejtë të pyesim, sepse ai është në ‘dy kopje’ dhe ‘në dy kohë’, njëri i ndershëm e tjetri ndryshe.

Çfarë tha ai i huaji ‘me fytyrë të verdhë’ dhe me mbiemër të shkurtër me vetëm dy shkronja? Tha se po shkojmë drejt ujërave ku ‘do të kapet peshku i madh’’ dhe bëri me dorë nga mugëtira.

Saliu e kapi sinjalin; ndërsa populli i Saliut kapi asgjënë.

Ajo ditë qe vërtet e tmerrshme; por jo për popullin e Saliut. Këta nuk kuptonin gjë, as donin të kuptonin, as sot nuk duan. Saliu e kuptoi cili ishte tmerri. Simboli i tmerrit ishte rrjeta. Rrjeta shërbeu si vija ndarëse mes njërës jetë dhe tjetrës, si në trans. Gjithë jetën Saliu kishte jetuar në ujëra, atje ishte një ‘peshk’ në botë të padukshme. Ndërsa rrjeta po e nxirrte në sterre, ashtu siç ishte, lakuriq; me vjedhje të mëdha, me pisllëk, me thyerje bankash, me vila të qelbura nga krimi, me pasuri të fshehur. Të gjitha të vjedhura në mexhlis.

Tani, ja ku është Saliu, lakuriq.

Hë për hë në dritare lart në tra, herë- hera para hetuesit, me fëmijët grindet pse nuk munden ta fshehin plaçkën e vjedhur, tenton pafundësisht të zhytet prapë në ujërat ku ka qenë ‘i ndershëm’, lufton me vete e me ‘peshkatarin’ që të arrijë prapë atje ku ishte jeta e ndershme… Por kaq ishte, ajo jetë mori fund.

Marrëdhënia e Saliut të ndershëm me të gjithë fqinjët e tij humanë që përbëjnë ‘popullin’, më vjen se ndodhet si mysafiri që bujti në shtëpinë e fshatarit një natë. Xhindja e shtëpisë së fshatarit e dinin mysafirin ‘të pastër e të ndershëm’. Kur e panë që tek nisej për në shtëpi të vet, e bëri rrugën për nga koteci i pulave, u ra pika. E zonja e shtëpisë e ndoqi pas që t’i ndalte gjënë e grabitur; dhe mallkonte “A ky paska qenë i ndershmi ynë?’.

Tani, në jetën mbi ujë, Saliun po e shikojnë të gjithë që u vodhi pulat. Gjithë jetën e tij, në fakt, përveç jetës kur ishte në Byronë Politike, Saliu ka ‘pasur dorë’. Sapo u themelua PD, ai u bë  i pasur ‘me dollarë’, sikur dollari ta kishte shtëpinë në Vicitol. Në ujërat e turbullta ku Saliu shikonte vetëm budallenj rrethe rrotull, mbante një shtëpi të ndershme ‘si populli’ në Brrakë. Pastaj ‘si i ndershëm’ sulmonte të gjithë ata që nuk i mashtronte dot. Nga fjala se  ‘ka dorë’ për vjedhje, Saliu nisi të shquhej se ‘kishte dorë’ për vrasje. Por prapë ‘i ndershëm’. Atje nën ujëra as që mund të kuptohej nëse ishte lakuriq apo jo.

Saliu nuk humbi kurrë. Po të kishte provuar qoftë edhe një humbje, do të kishte ndodhur si me rrjetën; do të ishte ndarë nga jeta e ndershme. Ndoshta… Sepse humbja të bën njeri; Saliu nuk ia dha vetes këtë shans.

Qëndroi atje në ujëra, si peshk e herë si ‘sy- peshk’, por nuk kishte menduar se do të dilte ndonjëherë mbi ujëra. ‘Edhe po të dal, do të dal kur të jetë vonë për popullin budalla!’, kishte menduar. Sepse i përmbahet një parametri të vjetër juridik se ‘Nuk gjykohet krimi për të cilin krimineli është falur”.

E kishte mirë zoti Lu kur foli për ‘peshkun dhe rrjetën’. Aty u nda jeta e vërtetë e pistë e Saliut dhe jeta e ndershme. Tani kjo ka marrë fund; kush ka sy e shikon; të tjerët- nën ujë.

 

 

Next Post
Vendimi i Apelit për Salianjin/ “Hakmarrje!”, Meta: Gjykata e kanë të shkruar në ballë që…

Vendimi i Apelit për Salianjin/ “Hakmarrje!”, Meta: Gjykata e kanë të shkruar në ballë që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In