• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jeta e futbollistëve u rrezikua seriozisht”/Vllaznia reagon pas hedhjes së lëndës plasëse nga tifozët e Tiranës: Rast i paprecedent!

by A M
30/10/2024 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vllaznia, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar që të merret në shqyrtim rasti i hedhjes së një lëndë plasëse nga grupi i tifozërisë së Tiranës në drejtim të futbollistëve të ekipit të Brdariç gjatë ndeshjes së sotme në Lushnjë. Sipas klubit shkodran, veprime të tilla janë të papranueshme dhe totalisht anti-sportive.

Në bazë të asaj që shkruhet, sfida duhej të ndërprehej, sakaq vlen të theksojmë se disa prej lojtarëve të Vllaznisë kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore.

“Klubi i Futbollit Vllaznia shpreh indinjatën e tij më të thellë në lidhje me rastin e paprecedentë të ndodhur ndonjëherë në kampionatin shqiptar, atë gjatë ndeshjes së ditës se sotme, Tirana-Vllaznia e luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës ku jeta dhe shëndeti i futbollistëve të Vllaznisë u rrezikua seriozisht.

Në minutën e 66-të pas shënimit të golit të katërt, kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-4 në favorin e ekipit tonë, ndërkohë që të gjithë lojtarët e Vllaznisë po festonin brenda fushës së blertë, një lëndë plasëse e fuqishme e hedhur që vinte nga grupi i tifozërisë së Tiranës, shpërtheu fuqishem në fushën e blertë përpara këmbëve të lojtarëve duke i përplasur fuqishëm në tokë disa prej tyre. Fatkeqësisht fusha e blertë ngjante më tepër me një skenë lufte sesa me një ambient sportit.

Për shkak të këtij shpërthimi, njëri nga lojtarët e Vllaznisë, i plagosur më rëndë, u detyrua të lërë fushën e lojës dhe të dergohet menjëherë në Spitalin Rajonal të Lushnjës. Sipas raportit të mjekëve të urgjencës së spitalit rezultoi ka pësuar djegie, humbje të dëgjimit dhe humbje ekuilibrit. Ndërkohë lojtarët e tjerë që mbetën në fushën e lojës pësuan turbullime të dukshme te shikimit dhe të dëgjimit.

Pas këtij momenti të shëmtuar ku u lëndua shëndeti i futbollistëve kuqeblu, nuk mund të kishte më lojë futbolli dhe përtej vendosmërisë së stafit teknik dhe lojtarëve për të respektuar drejtuesit e garës, mbetet i pakuptimtë vendimi i tyre për vazhdimin e ndeshjes!

Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon me forcë nga organet e rendit dhe Policisë së Shtetit të marrin sa më parë të gjitha masat për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të cilët kanë konsumuar një vepër penale të tipit “akt terrorist” e cila ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e lojtarëve në fushë.

Kerkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit të marrë menjëherë të gjitha masat me të ashpra për të dënuar çdo sjellje dhe veprim që nuk ka lidhje me misionin e sportit ndaj të gjithë përgjegjësve” – shkruan Vllaznia.

Next Post
Atentati në Shkodër, Policia: Pas kontrollit të automjeteve, u gjetën tre pistoleta dhe…

Atentati në Shkodër, Policia: Pas kontrollit të automjeteve, u gjetën tre pistoleta dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In