• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jeta dhe Vdekja” në Galerinë “GOCAT” / Kuratorja Suzana Varvarica zbërthen burimin e simbolikës së fuqishme të pikturave

by A R
09/05/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Galeria e Artit Bashkëkohor Tirana (“GOCAT”) vijon të mbajë dyert e hapura për ekspozitën e artistit nga Kosova, Faton Kryeziu – “Jeta dhe Vdekja”. Kjo galeri, dhuratë e Fondacionit Mane për komunitetin artistik, sjell 25 vepra në harmoni me njëra-tjetrën, por edhe me vetë hapësirën, në sajë të përkujdesjes nga kuratorja dhe studiuesja e artit, Suzana Varvarica.

Varvarica, tashmë njihet prej më shumë se 10 vitesh me piktorin. E njeh të gjithë krijimtarinë e tij; çfarë e frymëzon dhe e ngacmon Fatonin, por edhe çfarë e bën të jetë një piktor i talentuar. Për kuratoren, ekspozita “Life & Death” sjell botën simbolike dhe njëherazi racionalitetin e artistit, pikërisht me idenë e të përçuarit ndjesitë e përftuara para, gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë.

***

 Njohja juaj me punën e artistit nga Kosova, Faton Kryeziu, daton herët. Në ekspozitën “Life & Death”, tensioni dhe emocioni janë ndjesi që e shoqërojnë artdashësin përgjatë gjithë vizitës. Janë këto ndjesi që Fatoni i sjell vetëm përmes kësaj ekspozite?

Është e vërtetë! E njoh Fatonin prej më shumë se 1 dekade. Në fillim, më ngjallte kureshtje se si një djalë i ri kishte vendosur të mbetej te piktura; kishte plot forma të tjera të artit bashkëkohor…Kështu, me kureshtje e interes, u takova me të. Tek Fatoni pashë një artist krejt të veçantë nga ato që unë isha mësuar të shikoja këtu në Shqipëri. Mes të dyve lindi menjëherë një komunikim i afërt për artin dhe nuk vonoi momenti kur Fatoni më propozoi që të kujdesesha për librin e tij “Tension & Emocion” – libër ky që përmbledh afërsisht 150 vepra.  Më duhej të ndiqja në studio mënyrën se si ai punonte, se çfarë mendonte gjatë procesit, dhe pas njëfarë kohe lindi edhe libri i Fatonit; një emocion shumë i fortë i imi kundrejt punës së tij, që më nxiti ta titulloj “Tension & Emocion”.

Po ta ndiqni Fatonin duke punuar në studio, do të shikoni që është plotësisht jashtë vetvetes. Atë e mbulojnë emocionet për ngjyrën dhe është gjithë kohës në tension, që këto telajo të mëdha që ka edhe këtu (në hapësirën e Galerisë “GOCAT”), të arrijnë jo të mbushen, por të kenë një lloj simbolike të fuqishme për publikun që do të zgjedhë t’i shohë.

Sa rëndësi ka individualiteti dhe personaliteti artistik në suksesin e një ekspozite –  në pranimin e saj nga audienca e gjerë dhe jo vetëm nga kritikë të artit?

Piktori nuk punon thjesht për kritikën, për kolegët e tij, nuk punon për të bërë konkurrencë sepse konkurrenca gjendet së brendshmi. Piktori, punon për t’u shkëputur si individ dhe artist. Nëse ai nuk shkëputet individualisht si një artist, atëherë ai mbetet si të thuash në sheshin e shumë artistëve të tjerë, të cilët mund të kenë një emër të përgjithshëm, por nuk kanë atë që është më tipike. Unë mendoj që Faton Kryeziu është shkëputur duke përdorur simbolikën brenda artit figurativ, brenda një pikture figurative që përfshin si të thuash një univers të tërë brenda sipërfaqes së saj. Kjo është çka e bën Faton Kryeziun të jetë i veçantë – simboli që lindi si rezultat i ndjesisë së barazuar me idenë. Pra, nuk kemi ndjesi pa ide dhe ide pa ndjesi, pavarësisht se të gjithë artistët e artit pamor tentojnë të thonë se “nuk nxitemi nga mendimet, por nxitemi vetëm nga emocioni”. Nuk është e vërtetë! Nuk mund të bësh absolutisht asgjë pa patur një ide në kokë. Çfarë mund të themi është se tek artistët ndjesia është shumë më e fuqishme se sa ideja, por jo se kjo e fundit nuk ekziston. Ideja ndryshon rrugës duke pikturuar, duke bërë një vepër arti…Ideja mund të ndryshojë, mund edhe të ketë një shkëndijë që të sjellë një ide tjetër.

Për ju, që gjithë jetën ia keni kushtuar artit, ekspozita e Faton Kryeziut duket se ju ka prezantuar më nga afër me ambientet e Galerisë “GOCAT”. Si e shihni këtë hapësirë të re të artit bashkëkohor në Tiranë për të gjitha ekspozitat e ardhshme që pritet të mbajë?

Kjo galeri është një nga galeritë më të bukurat që ka Tirana dhe e vlerësoj si të tillë sepse i jep ndjesi emocionale jo vetëm artistit, por edhe kuratorit; jo vetëm kritikës, por edhe vizitorëve. E them me bindje këtë gjë, se nuk është se kam parë pak galeri në botë. “GOCAT” funksionon me parametrat e një galerie private në New York, dhe kjo është diçka që më lumturon pamasë. Dua shumë që kjo galeri të bëhet e njohur edhe për të rinjtë e botës së artit, por edhe për ata të rinj që nuk merren me art, qofshin ato mjekë apo inxhinierë të së ardhmes, që e shohin atë si mundësi për të patur një perspektivë ndryshe për jetën.

Next Post
I dënuar me burg për dhunë në familje, arrestohet në Tropojë 39-vjeçari i shpallur në kërkim

I dënuar me burg për dhunë në familje, arrestohet në Tropojë 39-vjeçari i shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In