Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë pak minuta më parë në një video-live për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve në këtë situatë të pazakontë pas përhapjes së koronavirusit.
Mes qindra komenteve në “Facebook”, pati edhe një kërkesë të tillë: “Po arbitrat do marrin ndonjë lekë zoti kryeministër…?”.
“Arbitrat e futbollit? Pse, apo t’i paguajmë pse japin penallti gabim…?! Kam dëgjuar se jepni shumë të tilla të paqena në kampionatin shqiptar.
Unë nuk e ndjek kampionatin, por më janë ankuar shpesh për këtë.
Jo, arbitrat e futbollit nuk do të jenë pjesë e ndihmës”, ka thënë prerë Rama, duke ironizuar jo pak me “bluzat e zeza”, që në fakt u përfshinë në ndihmën e FSHF-së.
g.kosovari