• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jepi gas dhe shiko pas mos të ka kapur…” Zbardhen përgjimet që fundosën Balilin

by A R
01/04/2017 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen përgjimet e Klemend Balilit, i shpallur në kërkim me vendim gjykate, si i dyshuar për si një nga drejtuesit e organizatës kriminale që merrej me trafik të drogës.
ABC News ka siguruar kopjen e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” Klemend Balilit, ku janë pasqyruar 13 faqe format A4, me përgjimet e bisedave telefonike të Balilit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në dosjen, thuhet se këto përgjime konsistojnë të kryera pas orës 23:00 të darkës nga fund i muajt prill deri më 8 maj 2016 ditën kur u godit grupi kriminal ku edhe u arrestuan 16 të dyshuar në Greqi, 3 të dyshuar në Belgjikë, një person në Itali, një shtetas në Bullgari dhe u shpall në kërkim Klemend Balili.

Sipas këtij vendimi, thuhet se biseda e fundit dhe aktivimi i numrave që kishte në përdorim Balili janë mbyllur me datën 8 maj dhe nga ajo ditë nuk janë përdorur dy kartat dhe dy aparatet celular që ishin në përgjim nga autoritetet greke. Nga këto përgjime, duket qartë përfshirja e Balilit në rrjetin e trafikut të drogës, pasi gjithë kohës komunikon me dy skafistët e nisur nga Shqipëria që ua arrestuan në Greqi si dhe biznesmenët grekë, që ishin edhe pritësit e drogës. Në një nga këto bisedat biznesmeni grek i shpreh shqetësimin Balilit për bllokimin e rrugëve në Greqi nga greva e punëtorëve.

Çka sipas bisedës, nuk mund të nisen kamionët e ngarkuar me drogë, për shkak të grevës nga shoferët dhe punëtor të ndryshëm. Gjithashtu janë transkiptuar edhe biseda për një shtetas kinez, i cili mendohet se mund të jetë një nga transportuesit e drogës nëpër Europë. Në dosje thuhet se nga Janarit i vitit 2014 dhe deri më 8 maj të 2016 të dyshuarit vepronin në trafikimin dhe tregtimin e sasive të mëdha të kanabisit të papërpunuar dhe kokainës mes vendeve evropiane – anëtarë të Bashkimit Evropian.

Si furnizues ishte Shqipëria me hashash dhe Greqia me kokainë që më pas trafikohej drejt vendeve të ndryshme të Evropës me mjete transporti ndërkombëtare, të përshtatura posaçërisht me vende të fshehta për fshehjen e lëndëve narkotike. Mjete të cilat klasifikoheshin në Bullgari dhe në Austri, sit ë besuar dhe në emër të personave të ndryshëm që përdoreshin për mbulimin e aktivitetit të paligjshëm në transportin e drogës për llogari të anëtarëve të organizatës kriminale. Sipas prokurorisë, Klemend Balili dyshohet se është një nga organizatorët e rrjetit të trafikut të drogës, që për dy vite ka trafikuar në të gjithë vendet e BE-së rreth 3.8 ton hashash dhe 84 kg kokainë. /abc news/

Image

Next Post
Të çmendurit, gjykata e Tiranës izolon 3 persona në muaj

Hashashi 'pushton' gjykatat, 15 masa çdo javë vetëm në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In