• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I jepet lamtumira trinjakëve Konçi, flasin familjarët e pikëlluar (VIDEO)

by Java News
21/09/2017 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja tragjike në fshatin Rromanat të Durrësit një ditë më parë, ku trenjakë të mitur humbën jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën e tyre.

Artur, Alesio dhe Valerio Konçi ishin vetëm në banesë në momentin e ngjarjes, ndërsa tragjedia ndodhi vetëm pak çaste pas largimit të mamasë të tyre, Migena Konçi e cila mbylli derën me çelës. Por pse iku nga shtëpia nëna e 4­-vjeçarëve?

Daja i fëmijëve, Hamdi Çela rrëfen për Report Tv se e ëma është larguar nga banesa bashkë me dy vajzat më të mëdha në moshë, të cilat i ka dërguar te shtëpia e vjehrrit që të mësonin të qeta. Banesat ishin vetëm 100 m larg njëra-­tjetrës dhe sipas dajës, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe pikërisht këto pak minuta sollën tragjedinë.

“Ngjarja është shumë tragjike, janë raste të rralla, por ja që ndodhi. Perëndia na i dha, perëndia na i mori. E ëma e fëmijëve i mbylli për momentin sa solli vajzat për të mësuar se nuk i linin ata të mësonin. Sa erdhi këtu, ka plas zjarri atje. Do kenë pasur ndonjë shkrepse atje, sipas asaj që është djegur më para, është djegur perdja, perdja është shkëputur dhe ka rënë në divan. Kanë shkuar menjëherë këto, po kur ka marrë sfungjeri sado që ujin e kishin afër, nuk arritën të shuanin zjarrin. Fëmijët janë gjetur në pllaka, vetëm shkrepësja e ka bërë këtë punë”, u shpreh për Report Tv, daja i fëmijëve.

Drejtori i shkollës: Sot do ishte dita e 4 e kopshtit për ta
Drejtori i shkollës, Syrja Rrodhja rrëfen për Report Tv se sot duhet të ishte dita e katërt e kopshtit për trenjakët 4-­vjeçarë që humbën jetën nga flakët në banesën e tyre.

“E dhimbshme e vështirë, e paimagjinuar për zonën tonë njëherë. Unë jam drejtori i shkollës për 10 vjet. Një familje e mrekullueshme një familje e shkëlqyer. Këta nuk e kishin mbushur moshën, por unë i mora në kopsht dhe kjo më dhimbset shumë. I pashë vetë, të bukur, flori, të zgjuar. Kjo do ishte dita e katërt e kopshtit për ta”.

Fqinji: Shtëpia jashtë përdorimit, familja në qiell të hapur
Një fqinj i familjes Konçi në Rromanat ngre alarmin se banesa e tyre është jashtë përdorimit dhe ata kanë mbetur në qiell të hapur. “Kjo si shtëpi njëherë për njëherë ka dalë jashtë përdorimit, nga tymrat, nga ujrat, nga xhamat. Deri vonë mbrëmë kam qenë, po ç’a të pyetësh, s’ke ç’a pyetën. Tre çuna, tre fëmijë 4 vjeç“, tha ai.

Dhimbja ka pllakosur familjen Konçi ndërkohë heshtja ka izoluar të gjithë fshatin të cilët gjithashtu po e përjetojnë me dhimbje këtë tragjedi. Mesditën e kësaj të enjte do t’i jepet lamtumira e fundit trenjakëve Artur, Alesio dhe Valerio Konçi.

Ekspertiza mjeko­ligjore
Ekspertiza mjeko­ligjore ka zbardhur shkakun e vdekjes së trenjakëve të mitur të familjes Konçi në fshatin Romanat të Durrësit. Ata kanë pësuar asfiksi nga tymi ndërsa si pasojë e flakëve të mëdha që kanë përfshirë banesën, trupat e të miturve janë karbonizuar. Tre vjeçarët Artur, Valerio dhe Alesio Konçi teksa ishin vetëm në banesë, kanë qenë duke luajtur me shkrepëse dhe i kanë vënë flakën kolltukut. Nga këtu më pas flakët janë përhapur në të gjithë shtëpinë. Trupat e pajetë janë tërhequr nga morgu i Spitalit të Durrësit dhe sot pritet të përcillen për në banesën e fundit.

Tre djemtë ndodheshin vetëm në banesë, pasi nëna e tyre, Migena Konçi dhe dy vajzat më të mëdha, kishin shkuar për vizitë te gjyshërit. Në banesë nuk ndodhej gjithashtu as babai i fëmijëve, Gëzim Konçi. Ata kanë qenë të mbyllur në banesë, ndërsa dritaret kanë pasur hekura, çka ka bërë që ndihma e parë për ta nga fqinjët të vonojë dhe për pasojë solli fatin tragjik për ta.  /b.d

Next Post
Keni pyetje mbi lotarinë amerikanë dhe vizat? Ambasada e SHBA gati t’ju përgjigjet

Lotaria Amerikane nis pas dy javësh, ja njoftimi i ambasadës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In