• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Jepen shpërblimet për bebet, ja kush përfiton

by A R
24/12/2017 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha shpërblimet prej 5 mijë lekë për lindjen e fëmijëve kanë filluar të jepen nga Bashkia e Tiranës.

Ditën e enjte janë hedhur pagesat e prapambetura për lindjen e fëmijëve për më shumë se 70% të vogëlushve në Tiranë.

Bëhet fjalë për pagesat prej vitit 2011 deri në vitin 2015, të cilat nuk ishin dhënë prej vitesh nga bashkia e kryeqytetit. Kur bashkinë e drejtonte Lulzim Basha, pagesat për shpërblimin e bebeve nuk janë dhënë. Në momentin që kryebashkiaku Veliaj mori detyrën, u shpreh se do  jepeshin pagesat nga vitit 2015 e mbrapa, duke bërë që fëmijët të cilët kishin lindur në harkun kohor 2011-2015 të mos merrnin shpërblimin.

Akti normativ
Por duket se qeveria ka zgjidhur këtë çështje pasi në aktin normativ të miratuar në fillim të dhjetorit, përpos shpërblimeve të fundvitit, parashikonte edhe dhënien e të gjitha shpërblimeve për fëmijët. Ligji thotë se çdo fëmijë merr një pagesë prej 5 mijë lekë kur lind. Në vitet 2011-2015 kjo pagesë nuk është dhënë në Bashkinë e Tiranës, por edhe në disa bashki të tjera.

Lekët në llogarinë bankare
Të gjitha çiftet që kanë lindur fëmijë nga viti 2011-2015, në llogaritë bankare që kanë dorëzuar për të marrë shpërblimin për bebet, kanë 5 mijë lekë shtesë prej ditës së enjte. Shpërblimi është shpërndarë nga Thesari i Shtetit në llogaritë bankare të familjeve. Siç duket sot fëmijë që janë në moshën 5 apo 6 vjeç, do të marrin shërblimin që u jep shteti dhe bashkia kur kanë lindur.

Pavarisht se këta vogëlush janë gati për të shkuar në shkollë, vetëm sot do të arrijnë të marrin shpërblimin e lindjes. Gazeta u interesua pranë Bashkisë së Tiranës, e cila konfirmoi dhënien e shpërblimeve për pjesën më të madhe të njësisë administrative. Janë më shumë se 5 mijë fëmijë që kanë marrë tashmë shpërblimin e lindjes. Bashkia thekson se janë kryer pagesat për vogëlushët e lindur në vitit 2011-2015, ndërkohë që vijon procesi për pjesën tjetër, raporton Shqiptarja.com.

Shpërblimet
Shpërblimi i prapambetur për vogëlushët do të jepet në të gjithë vendin. Aktualisht janë bërë pagesat e prapambetura vetëm për fëmijët që kanë lindur në Tiranë, në vitet 2011-2015. Shpërblimi për fëmijët e tjerë do të vijojë edhe në fillim të muajit janar 2018. Në kryeqytet çdo fëmijë sapo lind merr një shpërblimi nga shteti prej 5 mijë lekë, por edhe nga Bashkia e Tiranës. /b.d

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Rrufepritësi i paranojave shqiptaro-greke!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

March 30, 2026
“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

March 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

March 30, 2026
Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

March 30, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

March 30, 2026
Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

March 30, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In