Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i tij. “Unë e kam marrë një vendim sot, që të jap dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Unë nga ky pozicion do të tërhiqem sot por do të mbetem një besnik ushtarak i atdheut tim”, tha sot kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit. Dorëheqja e tij e papritur ndodhë kur kanë mbetur më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji. Ai tha se po e le këtë post për ta dhënë “një shembull tek brezi i ri”.
I shkolluar në Paris, 33-vjeçari, Irakly Garibashvili, ishte emëruar në krye të qeverisë në nëntor të 2013-ës.