Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë në krizë pas 8 muajsh martesë, aq sa diskutohet edhe divorci, i cili mund të arrijë një shifër 170 milion dollarë.
Njoftimin e ka bërë revista National Enquirer e cila i dedikon kopertinën çiftit dhe sipas së cilës kriza ka ardhur si pasojë e tradhtisë së njërit prej aktorëve. Por lajmin duket se e mohon website Gossip Cop.
National Enquirer sqaron se Jennifer Aniston e ka kapur bashkëshortin në flagrancë. Artistja ka zbuluar që Theroux ka takuar fshehurazi ish të dashurën e tij Heidi Bivens, me të cilën ka pasur një marrëdhënie 14 vjet më parë.
Jennifer ka vendosur të kërkojë divorcin.