Kuvendi ka publikuar listën e 110 deputetëve që kanë përfituar shpenzimet e dietës dhe të karburantit.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qënë edhe prezenca e dy prej deputetëve të opozitës së re, të cilët kanë marrë para për karburant dhe dietë.
Deputeti Selami Jenishehri ka marrë 30,016 lekë për karburant dhe 75,250 lekë për dietë. Nuk dihet se për çfarë i ka përfituar ai paratë për karburant, kur është parë teksa shkon në Kuvend, me një biçikletë të vogël dhe ngjyrë rozë.
40 mijë lekë për karburantin e shpenzuar gjatë muajit prill ka marrë edhe deputeti Adriatik Alimadhi.
S’ka asgjë për t’u çuditur edhe sepse prej disa muajsh ai ka qënë i shtruar në spitalin Infektiv pasi u prek nga koronavirusi. Si mund ta ketë harxhuar karburantin vallë?
g.kosovari