• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jeni të vdekur!” Terrorizohet familja në Kuçovë, 6 persona i dhunojnë me shkopa bejsbolli, 34-vjeçari: Ja çfarë bëri policia

by Java News
10/10/2021 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një familje nga Kuçova është dhunuar e terrorizuar nga gjashtë persona. Denoncimi është bërë nga 34-vjeçari i dhunuar Arbër Liço, i cili ka deklaruar se 6 persona i kanë shkuar në banesë me shkopa bejsbolli dhe kanë tentuar me forcë të hyjnë brenda. Në një prononcim për Balkanweb, Liço tregon se ka mundur të mbyllë portën, por është qëlluar prej tyre me shkopa bejsbolli dhe shenjat e dhunës i ka ende në trup, edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga ngjarja.

Sipas dëshmisë së 34-vjeçarit, pasi u larguan nga banesa, agresorët i kanë thënë “jeni të vdekur”. Vetë Liço ka ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në banesën e Arbër Liços, në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Pas kësaj, ai ka bërë edhe një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, përpara oficerit të Policisë Gjyqësore Dilaver Xhaferraj.

Në kallëzimin e bërë në dt. 8.10.2021,në orën 19:30, Arbër Liço ka deklaruar se ai ka qenë duke u kthyer në Kuçovë me makinën e tij, kur në rreth-rrotullimin në hyrje të qytetit është ndaluar nga 2 persona, të cilët e kanë sharrë e kërcënuar. Ai ka dalë nga makina dhe ka njohur njërin prej tyre, që e identifikon me emrin Loni Malasi. Në deklaratën e tij, Arbri deklaron se pasi ka dalë nga makina është konfliktuar me këta shtetas, por situata është qetësuar dhe ai është larguar drejt banesën së tij.

Ai rrëfeu se vetëm 30-minuta më vonë i ka ardhur në banesë Loni Malasi me të birin dhe 4 shtetas të tjerë, të cilët nuk i njeh me emra.

“Të gjithë, kanë qenë të pajisur me shkopa bejsbolli- kanë rrahur, kanë kërcënuar e terrorizuar prindërit dhe nipin vetëm 4 vjeç si dhe kanë tentuar të më hyjnë me forcë në banesë. Është e turpshme që policia e shtetit t’i shoqërojë personat që më dhunuar e kërcënuan familjen dhe më pas t’i lërë të lirë dhe për personat e tjerë që ishin me dy shtetasit që unë kam identifikuar të deklarojë se nuk i gjen dot. Personat janë të lirë dhe jeta e familjes sime është rrezik, prindërit e mi kanë frikë të dalin jashtë. Unë jetoj në Tiranë dhe pas kësaj që ndodhi kam frikë t’i lë prindërit vetëm e të largohem. Nuk kam pasur asnjëherë konflikte me askënd dhe nuk e kuptoj pse ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje. Unë kërkoj që policia të me mbrojë familjen dhe të përgjigjen para ligjit agresorët që më dhunuar e kërcënuan me jetë mua dhe familjen time, persona që policia i shoqëroi vetëm 2-orë dhe i la të lirë,”- tregon 34-vjeçari Liço.

Next Post
“New York Times”, e djeshmja shkencore e Enver Hoxhës, “Shqipëria e Madhe” dhe nevoja sot për dije dhe ndonjë patriot

“New York Times”, e djeshmja shkencore e Enver Hoxhës, “Shqipëria e Madhe” dhe nevoja sot për dije dhe ndonjë patriot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In