• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jeni shumë uthull…”, Sejamini kritikon opozitën: Vota fitohet kur je i përulur me popullin

by A R
07/03/2025 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë debatit për koalicionin e opozitës dhe se si është e vendosur ajo përballë mazhorancës në zgjedhjet e 11 Majit, i ashpër ishte qëndrimi i Neritan Sejaminit.

Nën petkun e qytetarit të thjeshtë që do të hedhë votën e tij në kutinë e votimit, analisti pati kritika ndaj opozitës për mënyrën se si zgjedhin të kërkojnë votën e qytetarëve.

“Kapen më shumë miza me mjaltë se sa me uthull”, ishte fraza e tij, ku këshillon opozitën për të gjetur mënyrën e duhur të komunikimit me qytetarin. Sipas tij kjo e fundit në vend të punëve të bëra në të kaluarën duhet të përqendrohet tek vizioni për të ardhmen.

“Shumica e shqiptarëve janë kundër qeverisë, çështja është se a do të votojnë ata pro opozitës apo jo. Çështja është që po është e mundur, por opozita duhet t’i bëjë njerëzit si puna ime që të votojnë pro opozitës. Dhe për këtë duhet të thotë diçka që të më japë shpresë. Unë jam njeriu më i thjeshtë në votë për të votuar për opozitën. Nëse ju do të më tregoni mua këto gjëra, të më bëni të ndjehem keq që nuk të kuptoj ty për këto që po thua, të më bësh të ndjehem sikur jam i trashë, sikur nuk kuptoj nga politika ose sikur nuk kam informacion, nuk e fiton votën time.

Votën time e fiton kur je e përulur, kur më flet për një ëndërr për të ardhmen, kur më bën që të kuptoj për disa gjëra. Votën time e fiton në kuptimin që unë nuk i shikoj gjërat bardh e zi, i shikoj gri dhe unë mund të anoj nga grija jote nëse ti tregohesh me takt dhe e dashur në kuptimin e publikut. Kapen më shumë miza me mjaltë se sa me uthull. Ju jeni shumë uthull! Ju duket sikur keni dalë në publik dhe të na mbushni mendjen ne mosmirënjohësve që ne nuk iu kuptojmë ju se sa të mëdhenj jeni e sa shumë gjëra keni bërë. Gjysmën e këtyre gjërave që ti po mi thua mua sot, unë kam qenë aty i kam bërë dhe s’i përmend kurrë! Ju duhet të gjeni fjalë të reja, ide të reja, të shikoni përpara”, tha analisti.

Next Post
Kanadaja nis ”mosbindjen” ndaj Trumpit, i ndërron emrin… kafesë!

Kanadaja nis ”mosbindjen” ndaj Trumpit, i ndërron emrin… kafesë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In