• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeni fitues i Lotarisë? Avokati nga SHBA: Ja çfarë duhet të bëni

by Java News
20/05/2018 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javën e kaluar, në rubrikën tonë të emigracionit u ofruam sugjerime se si të përgatiteni për intervistën për vizën e emigrantit. Nëse jeni fitues i lotarisë, do t’ju kërkohet të shkoni në intervistë në konsullatën ose ambasadën amerikane në vendin ku banoni.

Këtu janë disa këshilla nëse jeni planifikuar për intervistë në Tiranë, Shqipëri. Ne u sugjerojmë së pari, të bëni çdo përpjekje për të qenë prezent në intervistën e planifikuar për ju. Nëse nuk jeni në gjendje të respektoni takimin, i shkruani konsulatës amerikane në adresën:TiranaUSConsulate@state.gov , sa me shpejt të jetë e mundur. Shkruani emrin tuaj të plotë, numrin e rastit( case number), datën e lindjes, arsyen e vonesës dhe sugjeroni kohën se kur jeni në dispozicion për një takim tjetër.

Mund t’u duhet një pritje e gjatë deri në takimin tjetër, prandaj u lutemi të përpiqeni të paraqiteni në datën e caktuar. Aplikantët e DV duhet të jenë të vetëdijshëm se vizat janë të kufizuara në numër dhe duhet të lëshohen deri më 30 shtator të vitit të programit.

Nuk ka asnjë garanci se viza do të jetë ende e disponueshme në datën e intervistës të riprogramuar nga ju.Para se të intervistohet, secili aplikant duhet të paguajë taksën e llotarisë. Për aplikantët e DV-2019, tarifa është $330 për person. Kjo tarifë është e pakthyeshme, nëse lëshohet viza apo jo.

Tarifa të tjera mund të aplikohen gjatë procesit, siç janë ato për ekzaminimin mjekësor ose tarifat e qeverisë vendore për të marrë kopje të vërtetuara të dokumentave. Të gjithë vizitorët në Ambasadën e SHBA duhet të ndjekin procedura të caktuara .

Çdo vizitor që refuzon t’i nënshtrohet kontrollit nga personeli i sigurisë së ambasadës së SHBA, nuk të lejohet të hyjë në ambasadë. Për të shmangur vonesën e hyrjes dhe atë të atyre që janë pas jush, ju lutemi të sillni vetëm ato që kërkohen për intervistën. Mos sillni ndonjë objekt që mund të konsiderohet të jetë armë, si thika xhepi, gërshërë, gozhdë, ose bjekte të të ngjashme.

Përfaqsuesi konsullor do t’u intervistojë ju (dhe anëtarët e familjes) dhe do të përcaktojë nëse mund të merrni një vizë emigrimi. Si pjesë e procesit të intervistimit, do të merren skanimet dixhitale të gishtërinjve. Ju, bashkëshorti juaj dhe çdo fëmijë i pamartuar i kualifikuar që emigron me ju, duhet të marrë pjesë në intervistë. Nëse bashkëshorti juaj ose fëmijët e pamartuar të kualifikuar do të emigrojnë në një datë të mëvonshme dhe do të udhëtojnë veçmas nga ju, ata nuk janë të detyruar të marrin pjesë në intervistën tuaj.

Ata do të planifikohen për një takim të veçantë intervistash. Ju nuk duhet të bëni angazhime të përhershme financiare, të tilla si shitja e shtëpisë, makinës ose pronës, duke u larguar nga puna ose duke bërë fluturime të pakthyeshme ose aranzhime udhëtimi deri sa të keni marrë vizën e emigrantit. Në fund të intervistës për vizë emigrimi në Ambasadën ose konsullatën e SHBA-së, zyrtari konsullor do t’ju informojë nëse aplikimi juaj për vizë miratohet ose refuzohet.

Nëse miratohet, do të informoheni se si dhe kur do t’ju kthehet pasaporta me vizën. Nëse mohohet, do të informoheni përse nuk jeni kualifikuar për të marrë vizën. Disa kërkesa për vizë mohohen sepse kërkojnë përpunim të mëtejshëm administrativ, gjë që kërkon kohë shtesë pas intervistës së aplikantit .

Nëse miratohet, viza juaj do të vendoset në një faqe të pasaportës tuaj. Ju lutemi të rishikoni menjëherë informacionin e printuar për të siguruar që nuk ka gabime. Nëse ka ndonjë gabim drejtshkrimor, kontaktoni menjëherë ambasadën ose konsullatën. Ju gjithashtu do të merrni një pako të mbyllur që përmban dokumentat që ju duhet të paraqitni tek Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA (CBP) në aeroport ose në një nga hyrjet, pas mbërritjes tuaj në Shtetet e Bashkuara.

Ju nuk duhet të hapni paketën e mbyllur. Ju duhet të mbërrini dhe të aplikoni për pranim në Shtetet e Bashkuara jo më vonë se data e skadimit të vizës të shtypur në pasaporte . Viza zakonisht është e vlefshme deri në gjashtë muaj nga data e lëshimit, veç nëse ekzaminimi juaj mjekësor skadon më shpejt, gjë që mund të bëjë që viza juaj të jetë e vlefshme për më pak se gjashtë muaj.

Pagesa e emigrantëve – Ju duhet t’i paguani tarifën e emigrantit Shërbimit të Emigracionit në SHBA pasi të keni marrë vizën e emigrantit dhe para se të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara. Emigracioni nuk do t’u lëshojë kartën e rezident të përhershëm (Formularin I-551 ose green card derisa të keni bërë pagesën e saktë (fee)

Viza nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Sigurisë Kombëtare, zyrtarët e SHBA-së dhe zyrtarët e Mbrojtjes së Kufirit (BKP) kanë autoritetin për të dhënë ose mohuar pranimin(admission) në këtë shtet. Nëse aprovoheni, ju do të hyni si rezident i përhershëm i ligjshëm, dhe do t’u lejohet të punoni dhe jetoni përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.

Nëse ndryshoni adresën tuaj, është e rëndësishme të njoftoni USCIS duke plotësuar formularin AR-11 online ose me postë./Illyria/

a.ç

Next Post

Këto shenja horoskopi nuk do të jenë kurrë të lumtur bashkë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

February 9, 2026
Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

February 9, 2026

Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht

February 9, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke

February 9, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

February 9, 2026
Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In