• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi vërtet keq…”/ Ish-deputetja e PD, kandidate për Bashkinë e Tiranës: Jam e gatshme të marr përsipër sfidën

by Java News
17/02/2023 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e PD-së Lajla Përnaska ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për kryetare të bashkisë së Tiranës.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Përnaska tha se është e gatshme të marrë përsipër sfidën, pasi ekziston një energji e madhe ne Tiranë që kërkon ndryshimin dhe nuk di ku të kanalizohet.

Ajo foli për situatën në PD dhe theksoi se misionin për të mbështetur PD-në e quan të mbyllur dhe rezultatet kanë qenë të trishta. Për të, nuk është prioritet sigla.

“Unë ndihem realisht keq, e shoh këtë situatë siç është sot. Jam njeri që mundohem të jem me këmbë në tokë, që ta lexoj realitetin siç është. Ky realiteti nuk është premtues. Data e gjyqit është thjesht një moment juridik, por brenda gjithë masës së partisë ka probleme, nga lart deri në bazë.

Në këtë situatë kur e djathta që për mua është një mrekulli, në Shqipëri është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë që mbart shumë vlera, shumë kapacitete profesionale duhet të përfaqësohet.

Këtë përfaqësim brenda kuadrit të sistemit që ne kemi mund t’ia japësh duke krijuar një alternativë brenda garës elektorale.
Jam e gatshme të marr përsipër sfidën e garës për kryetare bashkie në Tiranë.
Është një mundësi dhe mundësia e vetme që të ofron sistemi sot, për t’u bërë direkt vetë pjesë e garës. Unë misionin për të mbështetur PD-në e quaj të mbyllur dhe ka kohë që e kam quajtur të pamundur, rezultatet kanë qenë të trishta. Në këtë kontekst nuk është se është prioritet për mua sigla. Për mua është e rëndësishme të marrim përgjegjësi dhe për të dhënë kontribut. Politikën e kam zgjedhur për bindje, për pasion. Njoh shumë mirë si organizohet një fushatë të suksesshme në Tiranë. Kërkon një impenjim dhe përgjegjësi të nivelit të lartë”, deklaroi Përnaska.

Përnaska tha se jemi në një stad që duhet të hapemi dhe për alternativa.

“Unë mendoj se e kam të gjithë shansin që ta ofroj këtë kapacitet dhe potencial timin në dobi të kësaj gare për t’u ofruar qytetarëve të Tiranës një alternativë. Ka një energji të fortë në qytetin e Tiranës që kërkon ndryshimin, por kjo energji nuk e di ku të kanalizohet. Jemi në një stad që duhet të hapemi dhe për alternativa. Mbështesim një kandidate femër, i ka ardhur koha Tiranës me i dhënë një kandidate femër. Pastaj mendoj se janë votuesit që zgjedhin. ne femrat kemi potenciale të forta, boll punuam për të tjerët”, deklaroi Përnaska./m.j

Next Post
15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Veliaj homazhe në Prizren: Kujtesa na motivon për të ecur përpara

15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Veliaj homazhe në Prizren: Kujtesa na motivon për të ecur përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
Gjysma e qytetit të Gjirokastrës mbetet pa energji, kabina elektrike në fshat u përfshi nga flakët

VIDEO / Gjirokastra çel sezonin turistik, Rama: Ndikim pozitiv në zinxhirin e ekonomisë lokale

March 4, 2026
Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

March 4, 2026
Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

March 4, 2026
Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

March 4, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In