• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi të tretët në botë për numrin e viktimave”, Si gënjen Basha për vdekjet nga Covid

by A R
25/02/2021 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha i ka mëshuar të tijës se numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri po fshihet nga qeveria. Por kreu i PD nuk është mjaftuar me kaq. Kësaj deklarate të përsëritur, ai i ka shtuar edhe pretendimin se Shqipëria është vendi i tretë në botë për numrin e viktimave nga koronavirusi.

“Ne jemi vendi i tretë në botë për vdekjen më të lartë nga pandemia. Jemi kilometra larg Maqedonisë së Veriut. Kemi arritur në pikën më të keqe të pandemisë. Numri i viktimave shumë më i lartë se sa deklarohet. Informacioni i publikuar prej meje u vërtetua nga vetë statistikat e qeverisë. Mbi 6 mijë qytetarë kanë humbur jetën më shumë se një vit më parë” – tha pretendenti për kryeministër.

Por këtyre deklaratave të përsëritura për fshehje vdekjesh, më mirë sesa raportet ndërkombëtare nuk ka se kush t’i përgjigjet kreut të PD. Vetëm nëse me dashakeqësi, apo qëllimisht po përdor pandeminë për fushatë dhe nuk do të kuptojë. Ky panik me bazë gënjeshtrën nuk është mbjellë në asnjë vend të botës, ose së paku në vendet e Bashkimit Evropian.

Një ditë më parë madje, JavaNews publikoi shifrat dhe raportimet nga ‘Deutsche Welle’ dhe ‘Euro News” ku shpjegohet sesi pandemia ka ndikuar gjatë vitit të fundit në të gjithë BE. Madje edhe se çfarë janë ato që cilësohen si “vdekje të tepërta”.

Ndërsa për renditjen e Shqipërisë si e treta as që nuk bëhet fjalë jo në botë, por as në kontinent.

Për më tepër ndiqni raportet e mediave prestigjioze dhe institutive europiane, dhe gjykoni se kush gënjen:

Viti 2020 duket se ka sjellë një përmbysje të tendencave shumëvjeçare sa i përket vdekshmërisë në Shqipëri. Kjo, ndikuar edhe nga pandemia. INSTAT raportoi pak ditë më parë rritjen e vdekshmërisë me 25.8% në krahasim me një vit më parë. Kështu, në vitin 2020 janë shënuar 27,605 vdekje në të gjithë vendin. Pra, 5,568 humbje jete më shumë sesa në 2019, ku prej tyre 1,696 janë shënuar drejtëpërdrejt nga Covid-19 në spitalet e vendit.

E teksa në Shqipëri ka prirje për ta politizuar situatën duke ua faturuar këto vdekje të shtuara teorive se po fshihet numri real i viktimave të Covid, në kontinent situata është edhe më alarmante.

Bashkimi Evropian ka regjistruar mbi 450 mijë vdekje shtesë nga marsi deri në nëntor të 2020, krahasuar me mesataren e viteve të mëparshme, sipas të dhënave të BE.

Rritja prej 40% mbi mesataren arriti kulmin në nëntor, sipas të dhënave të Eurostat. Studiuesit llogaritën “vdekjet e tepërta” duke i krahasuar me mesataren e vdekjeve nga 2016 deri në 2019.

Ata përdorën të dhënat e të gjithë vendeve të BE përveç Irlandës, e cila nuk pranoi të jepte informacion, raporton Politico. Shifrat e nëntorit patën një rënie në Prill, gjatë valës së parë të pandemisë. Gjatë kësaj periudhe numri i vdekjeve u ul me 25% mbi mesataren.

Pas prillit numrat ranë në fillim të verës, por filluan të rriteshin ndjeshëm nga gushti dhe më vonë. Në nëntor “piku i pandemisë” ishte më i theksuar në Bullgari, Poloni dhe Slloveni,  të cilat shfaqën një rritje mbi 90% pasi kishin regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve në Prill.

Ndikimi nuk u ndie vetëm nga vendet që u “kursyen” nga vala e parë. Në nëntor, Belgjika pa një rritje gati 60%, ndërsa Italia dhe Austria 50% rritje. Rritja në Belgjikë ishte veçanërisht e theksuar, duke pasur parasysh faktin se vendi pa gati shtatë% më pak vdekje në korrik sesa mesatarja e viteve të mëparshme.

Eurostat theksoi se të dhënat nuk bëjnë dallim midis shkaqeve të ndryshme të vdekjes.

/JavaNews/ A. Rada

Vdekjet e tepërta në vendet e BE-së në vitin 2020:

Next Post
Ilir Meta ka të drejtë, ndryshimi i madh do ndodhë vetëm pasi të iki ai dhe Sali Berisha

Lulzim Basha “ringjall” Berisha- Meta të 2009-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

February 28, 2026
Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

February 28, 2026
Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

February 28, 2026
7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

February 28, 2026
Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In