• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi tanët o burrë, pse nuk firmos …”, kush tentoi ta korruptonte Braçen? Deputeti tregon telefonatën e tensionuar

by A R
09/01/2025 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për politikën dhe sfidat e saj, por dhe presionin e fortë që ndeshin zyrtarët përballë njerëzve që duan t’i korruptojnë.

Braçe është nga të paktët zyrtarë të lartë shtetërorë që ka bajtur disa poste nga deputet, ministër e deri në zv.kryeministër që nuk është përfolur për korrupsion, me përjashtim të akuzave që i kanë ardhur nga kundërshtarët politikë.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse kanë tentuar ndonjëherë ta korruptojnë Braçe ka theksuar se jo vetëm atij, po kujtdo i janë bërë oferta të tilla pasi në Shqipëri është bërë kulturë.

Ai rrëfeu në studoi një telefonatë të tensionuar që kishte patur me një biznesmen gjatë kohës që mbante pozicionin e zv.kryeminsitrit.

Braçe tregoi se pas një mbledhjeje qeverie mori një telefonatë ku personi në krahun tjetër i kërkonte llogari se pse nuk kishte firmosur një dokument që do t’i “hapte rrugën” biznesit të tij.

Sipas braçes përgjigja kishte qenë e prerë se nuk e kishte firmosur për arsye të forta ligjore dhe se kurrë nuk do ta shkelte ligjin.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kanë tentuar tu korruptojnë?

Braçe: Patjetër. Kur bëhet kulturë, bëhet kulturë. E bëjnë proces, e bëjnë për të ndërhyrë.

Borakaj: Është e vështirë për të thënë jo.

Braçe: S’është e vështirë për të thënë jo, e ke këtë presion kur do të marrësh firmën. Një ditë të bukur po prisja një mikun tim për të shkuar në stadium. Më bie telefoni, unë ja hap kujtdo telefonin, pasi prindërit e moshuar detyrimisht të bëjnë ta mabsh telefonin hapur, kur ke fëmijë detyrimisht do e mabsh telefonin hapur, por edhe ata njerëzit atje. Më bie telefoni e hap dhe zëri matanë më thotë: O Eriono, ho mo si je? Mirë i them, çfarë ke? Më thotë, po pse se firmose atë letrën timo mo, çfarë kishte ajo! Isha zv.kryeminsitër në atë kohë, kisha drejtuar mbledhjen. Po kush je ti mo i them, kush ta dha numrin? Po e kam mo se njifena unë jam ai që kisha atë shtypshkronjën, jemi tanët o burrë. I them po pastaj, ku e gjen ti kurajën të më marrësh në telefon për këtë gjë. S’dua ta firmos, kam arsye që nuk e firmos, dhe kam arsye që nuk do ta firmos, dhe i them hajd dhe i mbylla telefonin.

Next Post
Shisnin drogë në lokale, arrestohet 20-vjeçari në Shijak, shpallet në kërkim i riu

Shisnin drogë në lokale, arrestohet 20-vjeçari në Shijak, shpallet në kërkim i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In