• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jemi shërbëtorë të qytetarëve”, zbulohet mesazhi i Gledis Nanos për Policinë e Gjirokastrës

by A R
25/01/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave që operojnë në qarkun e Gjirokastrës.

Drejtor Nano ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e këtyre strukturave dhe rezultatet e arritura në drejtim të krimeve kundër personit e pronës, në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe kontrabandës, si dhe në parandalimin e kontrabandimit të migrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit grek.

Drejtor Nano ka theksuar se viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022, pasi kjo është sfidë personale e tij dhe e strukturave që drejton. Nano është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që kultivojnë bimë narkotike, trafikojnë apo shërndajnë lëndë narkotike në doza.

Nano: “Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo.

Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbëtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë”.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka theksuar se parandalimi i krimeve kundër personit dhe pronës në qarkun e Gjirokastrës është shumë i rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme marrëdhënia mes Policisë dhe qytetarëve, sepse në rast se ne do të kemi besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, misioni ynë do të jetë shumë herë më mirë i suksesshëm.

Nano: “Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni konfliktet, parandaloni krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve.

Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturave të Policisë Gjirokastër është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Gjirokastrës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunuar më mirë.

Performanca e çdo punonjësi të Policisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, policia rrugore, patrullat e përgjithshme, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke patur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit.

Ju uroj suksese, punë të mbarë!”

/a.r

Next Post
Sherr mes vajzash në Tiranë! Adoleshentja i ngul thikën shoqes, shpallet në kërkim nga policia

Sherr mes vajzash në Tiranë! Adoleshentja i ngul thikën shoqes, shpallet në kërkim nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In