• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Jemi “PISA 2022” çdo çast, ndaj duhen Ndrec Ndue Gjokat

by Ben Andoni
10/12/2023 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ndodh, sidomos në vitet e fundit, që sapo dalin rezultatet e testit PISA, e gjithë shoqëria të reagojë ashpër. E nisin si gjithnjë politikanët. Ata në pushtet ia lenë peshën pa asnjë mëdyshje paraardhësve, por në këtë vit kanë pasur një justifikim deridiku të drejtë, që lidhet me inercinë e pasojave të tërmetit dhe pandemisë. Opozita nuk lë shteg dhe e shfrytëzon me sa të mundet duke u marrë me politikat dhe primatët e Arsimit, po edhe militantët e politikës që i kemi të mbjellë si drejtorë në shkolla. Dhe, për këtë nuk mund t’u vihet asnjë faj. Pjesa tjetër është Shoqëria Civile, që u duhet vlerësimi i PISA-s, pasi me këtë kanë mundësi të shtyhen me ndonjë projekt shtesë dhe, pastaj, një turmë njerëzish e gjithfarëllojshme që nuk e lenë mundësinë për ta shprehur protagonizmin. Veçse, arsimi nuk jep pikë për zgjedhje dhe më shumë akoma cilësia e tij lë shumë për të dëshiruar. Shpejt edhe këta shfryhen dhe arsimi harrohet, bashkë me nivelin dhe kurrikulat. Në një Vëzhgim Kombëtar “Rinia, regres apo progres”, konstatohej se pjesa më e madhe nuk e shihte të ardhmen në vend, kurse rreth 76% e tyre shpreheshin se donin të emigronin për të mos u kthyer më dhe 58% nuk donin fare të riktheheshin, shkruhej kohë më parë (ORA, 2022).

Ka ardhur koha që të gjithë u kundërvihen të gjithëve pas rezultateve të “PISA”, por pak shikojnë te vetja një pjesë faji në këto rezultate. Politika, media, specialistët e arsimit vetë, OJQ-të vetëm kritikojnë. Tolerohet deri në absurditet dhe në media ka kulte të njerëzve, që nuk kanë mësuar kurrë si duhet; prindërit që bëjnë presion dhe kërkojnë që fëmijët e tyre të kenë vetëm rezultate të mira; tolerohen mësues që vazhdojnë dhe janë gjithnjë e më të dobët nga ana profesionale dhe gjithnjë e më të fortë nga ana politike; ndërkaq politika i ka si numra mësuesit në platforma lëbyrëse dhe i mbledh në kohë fushatash. Reforma Arsimore dukshëm nuk i arriti nivelet, kurse Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë, dhe Inovacionin 2023-2030 kërkon një financim të paktën 274 milionë totalë për realizimin e të gjithë objektivave të vendosura në të. Dokumenti i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare nënvizon se hendeku finance i strategjisë është 28.8 për qind apo 79 milionë euro. (Monitor, 2023)

Në fakt, ia vlen të sillen të dhënat e Eurostat mbi shpenzimet qeveritare të disa prej shteteve evropiane për vitin 2021 në sektorin e “kërkimit dhe zhvillimit”. Referuar këtij dokumenti, sjellë nga SCAN: totali i shpenzimeve të vendeve të Bashkimit Evropian është në vlerën e 328.48 miliardë eurove kurse mesatarja aty pranë 12.1 miliardë eurove. “E thënë ndryshe shpenzimet e planifikuara të Shqipërisë janë sa 0.13% e shpenzimeve që bëjnë vendet e Bashkimit Europian brenda një viti, ose 756 herë më pak. Vendi që rezulton me shpenzimet më të larta për “kërkim dhe zhvillim” është Gjermania me rreth 112.85 miliardë euro, ndiqet nga Franca me 55 miliardë euro dhe Italia me 26.51 miliardë euro. Ndërkohë në fund të kësaj renditje qëndron Malta me vetëm 94.99 milionë euro, por 6-fish më shumë se shpenzimet që alokon Shqipëria për sektorin e “kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit”. Në vendin e parafundit gjendet Qipro me 208 milionë euro, ndërkohë që Letonia shpenzon 232 milionë euro, ndërsa Serbia 530 milionë lekë ose 35-fish më shumë se Shqipëria” (Scan, 2023).

A ka zgjidhje? Me këto që shohim, që gjykojmë prej retorikës së politikës dhe predispozitës së saj, që në vend të shohë problemin bazik na prezanton mrekullitë është: kthimi tek mësuesit idealistë, bash ata që ta bëjnë shkollën e dashur. Niveli i mësuesve vazhdon të dobësohet frikshëm, paçka se programet nuk mund të thuhet se janë të dobëta. Në një debat ekspertësh, para pak kohësh te Report TV, flitej për nevojën e rishikimit të kurrikulave, por ekspertët e kuptojnë se programi mësimor është i mirë, por nuk zbatohet ose më keq nuk kuptohet nga vetë mësuesit.

Ndrec Nduc Gjoka, mësuesi i përjetësuar, për përpjekjen e tij jo vetëm hapi shkolla, por u mundua të tregonte përmes shembullit të tij se pse duhej të mësohej dhe pse ishte i dobishëm arsimi. Kuptohet se ishte aq i dashur në Demokraci saqë edhe bustin ia fshehën në fillim të viteve ’90, ngaqë kishin frikë prej neokomunistëve, tashmë me emra të rinj. Por, idealistët kanë kohë që nuk i duan më në Shqipëri, kurse 27-vjeçari (Aq ishte kur e vranë 80 vite më parë) ia lënë në mes ëndrrën për ndriçimin e bashkëvendasve me arsimin, kulturën dhe mbrothësinë. Mësuesi që hapi dritën në Kosovë e veri të Shqipërisë ka lanë një mësim, atëherë as kur nuk mendohej projekti “PISA”, se nxënësit e mirë, i bëjnë dhe i edukojnë mësuesit idealistë. Këta, sot, i shkatërroi politika dhe jo më pak mungesa e dinjitetit e shumë syresh. Ndaj, mirupafshim, një vit më pas, me gjasa në të njëjtin vend e me shpresë për pak vende më shumë në klasifikimin e “PISA”. (Javanews)

 

 

 

 

Next Post
Begaj merr progres-raportin: Do të vijoj angazhimin për avancimin e procesit të integrimit europian

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut/ Begaj: Ideal i përbashkët për të cilën luftojnë popujt

Comments 1

  1. Frroka Llesh GjonLLeshMarkaj says:
    2 years ago

    Ndrec Ndue Gjoka
    Letër ka shkrue,
    Enver Hoxhës,
    I ka kërkue,
    50 shkolla
    N’Mirditë i due……

    P.S.
    Letër e Shkruar në vitin 1947, për Enver Hoxhën, nga Mësuesi i Popullit, Ndrec Ndue Gjoka, i vrarë nga Diversantët, pikërisht se ishte përçues i dijes, aresimit dhe zhvillimit në krahinën e Mirditës, që si profesion primar, të gjithë kishin VJEDHJEN, HAJDUTLLËKUN, VRASJEN…bile nuk u jepnin nuse, në se nuk dinin të vidhnin, mbasi quhej pa profesion (pa zanat).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Berisha po humb terren ndaj Salianjit, “Foltore’ nëpër katunde

December 26, 2025
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

“Të jemi në linjë me BE dhe SHBA”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ligj serioz për shqyrtimin e investimeve të huaja!

December 26, 2025
I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

December 26, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve: M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi

December 26, 2025
Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

December 26, 2025
Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

December 26, 2025
Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri

Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri

December 26, 2025
Tare president i FSHF-së? Duka: Përvojën që ka mund ta sjellë këtu! Shqipëria më mirë se Kosova, duhet të kemi një Kombëtare..

Tare president i FSHF-së? Duka: Përvojën që ka mund ta sjellë këtu! Shqipëria më mirë se Kosova, duhet të kemi një Kombëtare..

December 26, 2025
Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

December 26, 2025
Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com