• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi përballë faktit të kryer”… kryebashkiaku demokrat i Mallakastrës ‘dorëzohet’

by A R
07/08/2019 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datë 13 gusht do të zhvillohet ceremonia e konstituimit të bashkisë, ndërsa kryetari në detyrë i zgjedhur nga PD-ja 4 vite më parë, Agron Kapllanaj deklaroi në mënyrë indirekte se nuk do të ketë rezistencë.

Ai tha se jemi përballë faktit të kryer kur kryetari i ri Qerim Ismaili pas pak ditësh do të marrë detyrën, por shtoi se kjo situatë do të jetë e përkohshme, pasi sipas tij zgjedhjet do të ribëhen në Shqipëri.

“Mandati im 4 vjeçar është në përfundim dhe sigurisht unë jam koshient që ky mandat është në përfundim, por fatkeqësisht nuk patëm zgjedhjen me 30 qershor patëm thjesht vetëm votime, të cilat ju tashmë i dini në cfarë situate dhe klime janë zhvilluar, nuk dua të bëj komente të tepërta sepse tashmë me këtë situatë jemi njohur dhe duam apo nuk duam jemi në këtë realitet, kryetari i ri i emëruar nga kryeministri dhe qeveria pas pak ditësh do të marrë detyrën, që ja jep kryeministri sepse qytetarët mallakastriotë e kanë bojkotuar 30 qershorin, kanë marrë pjesë më pak se 5 mijë votues të cilët janë militantë të partisë socialiste dhe kuptohet që partia socialiste ka bërë votime brenda vetes se vetë dhe jo për bashkinë e Mallkastrës. Më vjen keq në fakt që ndodhem në këtë situatë, për shkak se mallakastriotëve nuk iu dha mundësia që të zgjidhnin.

Kemi pasur votime të njëanshme të dirigjuara dhe menaxhuara nga partia socialiste, pra nuk ka pasur asnjë pluralizëm në qendrat e votimit, të monitoruara nga partia socialiste dhe këto nuk janë zgjedhje këto janë votime brenda partisë socialiste. Gjithsesi, ne jemi përballë një fakti, përballë një fakti të kryer, do të thoja përballë një akti kriminal të bërë nga qeveria por gjithsesi ata janë duke iu shkuar marrëzive në fund dhe unë jam i bindur që kjo është një situatë e përkohshme sepse gjerat do te marrin një drejtim te duhur, sepse zgjedhjet në Shqipëri do të ribëhen dhe do të kenë përballë konkurrentë të cilët do të garojnë dhe fituesi do të marre mandatin.

Pa diskutim që unë nuk do të jem prezent në atë ceremoni që do të organizoje partia socialiste për ti dhënë drejtimin e bashkisë së emëruarit të vet, nuk mund të jem, nuk mund ti dorëzoj shiritin dikujt që nuk e kanë zgjedhur mallakastriotët dhe për më tepër në një pale votime te kundraligjshme. Por sic e kemi pare gjithandej, pas betimit diku ne një zyre tjeter, dhe kjo është për të qeshur ne fakt, kryetari i emëruar i Edi Rames dhe i partisë socialiste shkon dhe thyen dyert e zyrave te institucionit te bashkisë dhe hyn ne zyre ashtu sic kane hyre ne bashkite e tjera, besoj se të njëjtin akt to bëjnë edhe bashkinë Mallakastër sepse nuk kanë se si të veprojnë ndryshe” deklaroi ai.

/a.r

Next Post
Vritet nga bashkëshorti me 15 plumba nëna e këshilltares së Haradinaj

Vritet nga bashkëshorti me 15 plumba nëna e këshilltares së Haradinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In