Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videon-mesazhin e Andrin Tahirit, Shef Shërbimi i Toksikologjisë Klinike QSUT. Mjeku thekson se situata epidemike do të vazhdojë, ndaj duhet të përshtatemi me këtë lloj situate duke edukuar sjelljen tonë.
“Është e dukshme që situata e epidemisë do vazhdojë. Do vazhdojmë edhe në të përballemi. Por duhet të dimë të përshtatemi me këtë lloj situate, duke edukuar sjelljen tonë. Ju lutem bëni kujdes! Respektoni rregullat e higjienës, evitoni adhjet e panevojshme në spital! Kujdes me distancimin social! Maska, kaq e thjeshtë për t’u mbajtur dhe kaq e lehtë për t’u vënë. Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”, apelon ai.
Ky apel i mjekut vjen në një kohë kur koronavirusi është përhapur gjerësisht në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën 6 pacientë. Po ashtu edhe rastet e shtruara në spital janë shtuar dhe rastët aktive janë më shume se 2500 në të gjithë vendin.
g.kosovari











