Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video mesazh në rrjetin social TikTok një ditë pas protestës para Kryeministrisë. Berisha thotë se ishte protesta “me pjesëmarrjen më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur”.
Mesazhi i Sali Berishës:
Mirëdita miqtë e mi të TikTok. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur!
Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës.
Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë! Faleminderit shumë!
@prof.dr.saliberisha Një mesazh falenderimi të përzemërt. #sb ♬ original sound – Sali Berisha
/s.f











