Festat e nëntorit janë mishërim i shpirtit patriotik të shqiptarëve në të gjithë botën.
Sheshet dhe ballkonet e shtëpive kudo që ka shqiptarë skuqen nga flamujt kuq e zi, duke e personifikuar këtë ditë si shqiptare pavarësisht se ku festohet.
Pavarësia e Shqipërisë, bëri që populli shqiptar të njësohej në pjesën më të madhe të tij, duke vënë gur-themelin e parë të shtet-formimit në vendin tonë dhe si rrjedhojë duke u bërë kështu “avokati” kryesor i interesave të kombit shqiptar në rangun ndërkombëtar, ndaj dhe për Kosovën kjo festë pritet me emocion dhe nderime.
Së fundmi, në Prishtinë është shpalosur flamuri shqiptar me një sipërfaqe tejet të madhe, duke nënkuptuar se sa të përzemërta janë për shqiptarët e Kosovës 28 dhe 28 nëntori.
Ky 28 nëntor shënon 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nga pushtimi osman, ndërsa 29 shënon 79-vjetorin e çlirimit të Shqiprisë nga pushtimi fashist./m.j