• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jemi në një kohë tjetër, ndaj duhet luajtur ndryshe

by Mentor Nazarko
01/08/2017 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Me shumë të drejtë numri dy i LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa fliste për largimet e drejtorëve të hipotekave, i drejtohej Ramës duke i thënë se tani Edi Rama po kritikon kryeministrin. Me shumë të drejtë, Tritan Shehu, një politikan me eksperiencë, thotë se Rama tani po bën dhe opozitën, etj., etj.

Mirëpo pikëpyetja nuk është pse Rama po bën këtë që po bën. Pikëpyetja është: po pse opozita, e ndarë, e bashkuar nëntokë dhe mbi tokë nuk bën atë që duhet të bëjë?

Kjo ngjan si lojë fjalësh, por nuk është e tillë.

A nuk është në pikëpamje të letrave, opozita më e fortë se kurrë:

LSI kontrollon shumë këshilla bashkiakë, në të cilat është në mëdyshje të dalë apo të mos dalë, kontrollon presidencën dhe ka shumë deputetë;

PD ka ende disa ministra në qeveri, pavarësisht dobësimit të tyre progresiv, pas humbjes drastike të zgjedhjeve nga ana e PD-së.  Basha po e kontrollon vetë partinë, pas kufizimit të ndikimit të Berishës, thjesht në version mbrojtës të tij dhe të unitetit të partisë që si duket nuk ka forcë as të përçahet.

E atëherë, pse vallë, në këto kushte, Rama po bën edhe opozitën e vetes, duke e rishpikur veten?

Në të vërtetë, me këto që kryeministri është duke bërë, praktikisht ka marrë inisiativën politike.  Nuk po them se po bën dhe diellin dhe shiun, por është vendosur në qendër të vëmendjes, me një inisiativë që nuk është thjesht populiste. Pjesët e opozitës merren me të, ose në ndonjë rast merren me një çështje të tillë si ajo e ujit, ku konstatohet shumë qartësisht përçarja e opozitës dhe dobësia e saj.

Me këtë që po bën, Rama praktikisht është duke rritur kapitalizimin e fitores së fundit elektorale, po e personalizon atë. Po ngrihet mbi nivelin e fitores së një partie politike, duke ia atribuar vetes meritat dhe duke projektuar një zhvillim të ri institucional dhe politik: luftë korrupsionit në nivelet e mesme, shkurtim të ndjeshëm të administratës, me sens modernizues.

Rama po vijon me një sjellje që në kohë të qeverisjes pati fillesat e saj (deideologjizimi i partisë së tij), që u fuqizua në zgjedhje (ngjyrat kuqezi), dhe sot po arrin në nivele maksimale vetëkorrigjuese: përtej së majtës dhe të djathtës.

Rama po tregon se nëse për të fituar mandatin e parë u mbështet tek shumë figura të diskutueshme, me të shkuar kriminale, por me potencial të madh elektoral, në të dytin ai është në gjendje të shkëputet pa mëshirë prej tyre, dhe të bëjë gjithçka vetë. Me ndihmën e popullit, nëpërmjet rishpikjes së vetes, me truke të reja, mbipolitike, jashtë kanuneve ideologjike.

Në këtë realitet të ri, në të cilin ne ende nuk kemi parë gjë akoma, ose kemi parë shumë pak, ai mbështetet nga numrat, nga popullariteti, nga kreativiteti i tij, aftësitë retorike, koniunktura rajonale dhe ndërkombëtare, përçarja e opozitës, nga aftësia e tij për t’u përshtatur, pa qenë i lexueshëm.

Ai po bën një lojë politike të re, në të cilën do duhet të përshtatesh, jo domosdoshmërisht të pësosh si po e bën opozita.

Në këtë lojë politike ku Rama ka inisiativën, nuk mund të fitosh me armë të vjetra politike, siç po bën PD-ja, vetë Basha në trysninë e rivalëve të vet, apo si po bën LSI-ja, me një gjuhë të ashpër në nivel qendror, dhe me bashkëpunim në nivel lokal, si imponohet nga loja e numrave.

Kjo lloj opozite që ka përballë Rama, në fakt është e çorientuar, veçse natyralisht e përçarë.

Ajo duhet ta kuptojë se jemi në kushte të tjera dhe të reja.

Nuk funksionojnë, nuk ngjit më stili i vjetër i akuzave; qytetari dixhital ngjan i tejkaluar përballë dëgjesave live ku shkarkohen pa mëshirë drejtorët që kanë patur peshë në fitoren e fundit të PS-së.

Duhet opozitë konstruktive, duhet opozitë e fokusuar tek ekonomia. Duhet opozitë e fokusuar tek personalitete të reja dhe inteligjente dhe jo tek të vjetrit që vetëm shprehin në mënyrë elokuente keqardhjen, dëshpërimin e tyre, pse koha i ka lënë mbrapa.

Duhet pajtim politik, duhet një Marrëveshje e re në lartësinë e sfidave që ka vendi, rajonale dhe ndërkombëtare. Duhen çelur negociatat me BE-në, sepse me një nivel të ri të marrëdhënieve me BE-në, Rama, qeveria do të jenë më të monitoruar se kurrë më parë.

Duhet paqe politike në terma të përgjithshëm, sepse në paqe të madhe, Rama e ka më të vështirë të funksionojë sesa në kohë lufte ku ai forcohet.

Po sigurisht në kohë paqeje, në kohë deideologjizimi, shpërfaqen aftësitë individuale, retorike, populizmi i një lloji tjetër të liderëve. Dhe Rama duhet kapërcyer dhe në to, përndryshe ai projekton sigurt dhe një mandat tjetër. Gjithmonë nëse po vetë nuk gabon, duke i dhënë opozitës bonuse të reja. /Konica.al

Next Post
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Ndryshimet në Kodin Penal, qytetarët përfitojnë më shumë të drejta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In