Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca thotë se BE po punon për të trajtuar shpërthimin e koronavirusit përfshirë koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare dhe mobilizimin e ndihmës financiare.
Në një postim në Twitter, Soreca thekson se është në kontakt me qeverinë shqiptare të gatshëm për të mbështetur përpjekjet për një përgjigje të koordinuar.
“Bashkimi Evropian po punon në të gjitha drejtimet për të trajtuar shpërthimin e #COVID19, përfshirë koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare dhe mobilizimin e ndihmës financiare. Ne jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare, të gatshëm për të mbështetur përpjekjet për një përgjigje të koordinuar”, shkruan Soreca.
g.kosovari