• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi ndarë në tre palë, kemi edhe…partia s’është asgjëkundi”/ Kadilli: Pazotësia e Bashës, bëri që Berisha të merrte PD

by Java News
02/05/2022 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli i ftuar në një intervistë televizive, tha se partia kurrsesi nuk do të bëhet konkurruese nëse në krye të saj do të qëndrojë një person pa projekt politik dhe me frymë arkaike si Sali Berisha.

Sipas tij Partisë Demokratike në këtë momenti kritik për ekzistencën e saj i duhet një lider që do të sjellë ide ndryshe, nuk do të akuzohet për korrupsion dhe nuk do të ketë “mbi kurriz” dështime.

“Berisha e ka bërë të qartë që do të marri në kontroll PD-në. Ky ishte objektivi i tij të marrë PD, ai e realizoj. Pazotësia e Bashës, bëri që Berisha të merrte PD. Dobësia e njërit dhe forca e tjetrit na solli në këtë realitet.

Arsyeja pse PD është në këtë gjendje, është fakti se ne nuk po prodhojmë një projekt politik. Berisha ka një program, por jo projekt politik për ta bërë PD konkurruese. Fjalimi është projekti politik? Me të njëjtat fjalime si në 2005, 2007 si sot?

Dua që PD të jetë konkurruese. Kjo nuk mund të ndodh me të njëjtin ekip politik, sepse këta do të prodhojnë po të njëjtën gjë gjithmonë. Kjo parti, po nuk ndryshuam vetveten, nuk do të ndryshojmë Shqipërinë, nuk do të jemi konkurrues. Gjë e re nuk do të thotë moshë, por projekt i ri. Ai ka bërë dhjetëra projekte dhe ka dështuar, thotë më fal dhe prapë vazhdon. Unë i kërkoj atij dhe kujtdo, të shohin se çfarë përgjegjësie kanë ndaj PD. Është radha t’i japin partisë shansin të rigjenerohet.

Ne flasim për ndarjen dhe ndarjen e zgjidhim vetëm me numra. Ajo ka arsye që ndodhi. Në kuvend nuk dëgjuam asnjë fjalë për bashkimin, nuk jam fanatik për bashkimin, por nëse do të ndahesh, ndahu. Ne na duhet një përgjigje e re, me moral të ri politik, me lider që del në rrugë dhe nuk e akuzohen për korrupsion dhe dështime në kurriz.”, tha ai.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli tha se në PD aktualisht janë 3 grupe ose “realitete” sic i cilësoi. Dy të parat janë të ashtuquajturat “kampe”, “Rithemelimit” dhe ai i “Grupit Parlamentar”, i treti sic sqaroi Kadilli është më i “fshehtë” pasi aty përkasin demokratët mosbesues. Ata që nuk kanë besim tek asnjëra nga palët.

“Në PD kemi 3 realitetet, por kjo s’ka të bëje me numrat, me mbështetësit e secilës palë. Basha deri në shtator ishte dominant, por tani është i paqenë dhe e kundërta me Berishën. Kemi një realitet Grupin parlamentar, i cili është futur në një tjetër aksion politik, paralel me atë të Rithemelimit.

Aksioni i Berishës është fokusuar te strukturat. Grupi parlamentar po merret me akseptin ligjor. Kemi edhe një realitet të tretë, të heshtur. Një pjesë e anëtarësie, nuk janë përfshirë në proces, në disa zona kjo është edhe më e theksuar. Ky është një realitet i hidhur, fakti që kemi grupin parlamentar, rithemelimin dhe një grup të tretë që nuk beson tek asnjëri, kjo tregon se PD nuk është gjëkundi.”, u shpreh demokrati.

I pyetur lidhur me pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e Berishës dhe rizgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit Kombëtar, ai theksoi se nuk është me asnjë nga plaët, por me demokratët.

“Fakti që isha në Kuvend, nuk është gjë e re, kam qenë në çdo Kuvend. Nuk refuzoj asnjë kuvend, çdo Kuvend është mundësi për t’i folur demokratëve. Nuk mund të shkëputem nga asnjë palë, nuk refuzojë një palë dhe zgjedh tjetrën. Unë e gjej veten me demokratët. Kam qenë në kuvendin e dy palëve. Për shumë vite kemi pasur një mentalitet shumë të keq thonim “e di Berisha”. Ky mentalitet duhet të marrë fund”, tha ai.

I ftuar në studio ishte edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja i cili tha se procesi i zgjedhjes më 30 prill ishte një përpjekje për të rikthyer votën e lirë.

“Procesi ishte një përpjekje për të shkuar drejtë votës së lirë dhe për transparencë. Nuk u bë rrëmuja e herëve të kaluara.”, tha ai.

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i zhvilluar më 30 prill, i thirrur nga Sali Berisha një ditë më parë, ka zgjedhur 150 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Next Post
Vangjeli: Janë paguar deri në 300 mijë euro për një vend në listën e Bashës! Këlliçi e pranon: Shumë deputetë kanë paguar për mandatin

Vangjeli: Janë paguar deri në 300 mijë euro për një vend në listën e Bashës! Këlliçi e pranon: Shumë deputetë kanë paguar për mandatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In