• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi katastrofë…”, habit Bojaxhi: Po të mos ishte NATO, ne mund të ishim pushtuar

by A R
04/03/2025 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e kësaj të hëne, paneli i të ftuarve në studion e “Opinion” në Tv Klan diskutoi sa i takon përplasjes së Trump dhe Zelenskyt. Debat i cili ka mbajtur jo pak në ankth dhe të mbërthyer pas ekranit liderët europianë dhe qytetarët.

Një përplasje e pazakontë e cila duket se po bën “çorap” politikën globale. Pyetjet që shtrohen janë të njëpasnjëshme. Çfarë do të ndodhë me luftën Rusi-Ukrainë, po me marrëveshjen për mineralet e rralla? Po me Europën çfarë do të ndodhë në gjithë këtë “mesele”?

Të gjitha këto u diskutuan nga paneli i të ftuarve në “Opinion”. Por, Gjergj Bojaxhi bëri për publikun një analizë të gjithë rrjedhës që çoi në përplasjen mes dy presidentëve. Ai tha se tashmë ka ardhur koha që të gjitha vendimet e premtimet e Trump të merren më seriozisht.

“Unë do të thoja se duhet parë pak konteksti se si kemi ardhur deri këtu, deri te ai takim. E para duhet të marrim më shumë seriozisht gjërat që thotë Trump, sepse nganjëherë kur thotë Trump që Kanadaja duhet të bëhet Amerikë e marrim pak si me të tallur, si një shashkë. Tani kemi një presidencë amerikane që shprehet se Groenlandën duhet ta marrë Amerika, Kanadaja duhet bërë shtet i Amerikës, kanalin e Panamasë do e marrë Amerika. Në thelb kjo është e njëjta lloj sjellje me vendet e tjera njësoj siç bën Rusia, në thelb. Hiq etnicitetin sllav siç flet Putini, në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare praktikisht Trump po jep sinjale që mund të jetë i interesuar ta ndryshojë rendin botëror, jo në aspektin që do të heqë Rusinë nga Kina, por që ne do të marrim atë që duam, do të krijojmë blloqet tona gjeografike, ekonomike apo politike dhe të tjerët duhet ta pranojnë këtë realitet”, sqaroi Bojaxhi.

Por, Gjergj Bojaxhi krahas politikës globale “hodhi sytë” dhe nga vendi ynë. Sipas tij Shqipëria ka qenë gjithmonë një “pjellë” e politikës globale, të fuqive të mëdha. Ai shton se nëse nuk do të ishte NATO, vendi ynë mund të pushtohej nga vendet fqinje.

“E lëmë Ukrainën, unë mendoj se është më mirë për shqiptarët ta shikojmë në nivelin personal. Ne si shtet sot jemi produkt i një konsensusi ndërkombëtar të vendeve të fuqishme sidomos në Europë, por dhe me ndihmën e Uillsonit në Amerikë në vitin 1918. Ne si Shqipëri na intereson ky rend botëror, a ke nevojë për rregullime, po. A ka nevojë për ndryshime, po. Në thelb ne si vend përfitojmë nga ky model që është. Ne jemi produkt i një lufte dhe ajo që mbeti, mbeti sepse nuk donin që këta që sulmuan të merrnin çdo gjë. Flasim realitetin, përtej luftës që ne kemi bërë. Ne jemi produkt i një rendi ndërkombëtar. Sot që ne po flasim nëse ne nuk do të ishim në NATO, ka vende fqinje që ne mund të na pushtonin. Madje tani ne jemi katastrofë fare me rënien demografike e me të gjitha. Pra ne si shqiptarë na intereson ky rend botëror që kemi sot”, përfundoi Gjergj Bojaxhi.

Next Post
Nis “lufta tregtare” e Trump, hyjnë në fuqi tarifat ndaj Kanadasë, Kinës e Meksikës

Nis “lufta tregtare” e Trump, hyjnë në fuqi tarifat ndaj Kanadasë, Kinës e Meksikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In