• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jemi kaq afër një lufte bërthamore!

by Java News
30/03/2019 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Stephen Kinzer

Muajin e kaluar, dy vende që zotërojnë armë bërthamore, India dhe Pakistani, qenë në prag të luftës midis tyre. Incidentet kufitare mes tyre, ishin një mesazh i frikshëm mbi të ardhmen.

Nëse kontrollet mbi armët bërthamore vazhdojnë të dobësohen, më shumë vende me gjasë do të zhvillojnë këto lloj armësh.

Dhe kur një vend ia del të ketë armë bërthamore, rivalët e tij kanë të ngjarë të bëjnë të njëjtën gjë. Konfliktet lokale, do të kenë befas potencialin për t’u përshkallëzuar në një luftë bërthamore.

Ashtu si me shumë fqinjë, India dhe Pakistani kanë një mosmarrëveshje territorial mes tyre, konkretisht mbi pronicat Xhamu dhe Kashmir, në Himalaja. India kontrollon pjesën më të madhe të tyre, ndërs Pakistani sponsorizon fshehurazi, sulme militantësh radikalë. Konflikt të tilla, ekzistojnë në mbarë botën. Ata janë një pasojë e natyrshme e gjeografisë dhe e politikës. Nëse palët kundërshtare armatosen me armë bërthamore, këto grindje rajonale, do të kthehen paprimtas, në një potencial apokaliptik.

Kjo ishte krejtësisht e qartë edhe muajin e kaluar, përgjatë kufirit Indi-Pakistan. Kriza shpërtheu, kur një kamikaze shpërtheu një makine të mbushur me eksploziv, pranë një karvani ushtarak indian, duke vrarë më shumë se 40 ushtarë. India fajësoi për këtë sulm Pakistanin, që ka një histori të gjatë të mbështetjes së akteve të tilla.

Në shenjë hakmarrje, Një Dehli dërgoi avionët e vet luftarakë të bombardonin, ato që u tha se ishin kampet e stërvitjës së terroristëve, brenda Pakistanit. Njëri nga avionët u rrëzua, dhe piloti i saj u kap. Atëhërë kur mund të mendohej, se kriza mund të kishte dalë jashtë kontrollit, ajo u zbut papritur. Rezltoi se sulmet ajrore të Indisë, ishin vetëm një shfaqje force, dhe nuk kishin vrarë asnjë njeri. Piloti indian u lirua nga Pakistani, që i quajti kapësit e tij “zotërinj”.

Është e lehtë të përfytyrohen, edhe përballje më të rrezikshme, në vende të tjera të botës. Fuqitë më të tmerrshme të reja bërthamore, mund të jenë Irani dhe Arabia Saudite. Irani, ka aftësitë e mjaftueshme shkencore për të ndërtuar një bombë, dhe Arabia Saudite, mund ta blejë atë që ka nevojë.

Zënkat mes udhëheqësve të këtyre dy vendeve, janë sot shumë të frikshme. Nëse të dyja do të kishin armë bërthamore, jo një skenar i largët nëse vazhdojnë tendencat aktuale, lufta mes tyre mund të jetë shkatërruese. Pra, mund të ketë një luftë mbi Tajvanin, nëse Tajvani do të ndërtonte një arsenal armësh bërthamore, për të konkurruar me Kinën.

Serbia dhe Kosova, janë në një konflikt të ashpër për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale. Po kështu edhe Armenia dhe Azerbajxhani. Sapo zbrita nga avionic, gjatë një vizite në Ekuador, më ra në sy një hartë gjigante të vendit, e pikturuar në murin e terminalit. M’u duk e çuditshme. Ekuadori dukej shumë më i madh se sa më kujtohej mua.

Më në fund e kuptova, se në këtë hartë, kufijtë e saj kishin përfshirë edhe territorin në Amazonë, që Ekuadorit ia mori Peruja në shekullin XIX, dhe që Kuito e pretendon ende. Mbi hartë shkruhej:”Ekuadori ishte, është, dhe do të jetë gjithmonë, një komb i Amazonës!”. Mosmarrëveshja mbi këtë territor, ka shkaktuar disa luftëra midis Perusë dhe Ekuadorit. Më e fundit, në vitin 1995, shkaktoi qindra të vrarë. Në një botë ku armët bërthamore janë të përhapura gjerësisht, pasioni politik, mund ta kthejë një mosmarrëveshje të ashpër si kjo, në një katastrofë globale.

Kjo botë po del nga binarët. Administrata Trump, ka vepruar në mënyrë sistematike, për të minuar marrëveshjet, që kanë frenuar përhapjen e armëve bërthamore, brenda kufijve, ndoshta të menaxhueshëm, gjatë gjysmës së shekullit të fundit.

Kohët e fundit, Uashingtoni njoftoi se do të tërhiqet nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore, me Rreze të Mesme e vitit 1987 me Rusinë, e cila ruan një kontrolli mbi disa lloj raketash bërthamore. Hapa të tillë prodhojnë pak ose aspak përfitime ushtarake, dhe dëmtojnë Shtetet e Bashkuara, para opinionit publik botëror.

Politikëbërësit kryesorë rreth presidentit Trump, e kundërshtojnë idenë e kontrollit të armëve. Ata kanë rimarrë qasjen aggressive, të filluar nga presidenti Xhorxh W.Bush, i cili i tërhoqi Shtetet e Bashkuara, nga traktati Raketave Anti-Balistike në vitin 2001. Ai akt, i la Rusisë dhe Kinës duart e lira, për të zhvilluar një brez të ri, raketash hipersonike.

Të gjitha hapat larg kontrollit të armëve bërthamore, kanë efekte të tilla. Duke hequr dorë nga kontrolli i armëve, Shtetet e Bashkuara, shpallin dëshirën e tyre për një botë pa traktate; dhe nëse kjo i lejon vendet e tjera, të ndërtojnë arsenale armësh bërthamore, qoftë e bërë.

Heqja dorë nga kontrolli i armëve, rrit mundësinë që qeveritë me ambicie të dhunshme, irredentiste, të mund të ndërtojnë ose të blejnë armë bërthamore. Kjo përzierje e paqëndrueshme, një konflikt lokal dhe armë bërthamore, mund një prodhojë një ditë shpërthimin, të cilit i frikësohet njerëzimi.

Përplasja e muajit të kaluar midis Indisë dhe Pakistanit, ishte një paralajmërim. Në atë rast, mbizotëruan kokat e ftohta, por kjo nuk do të ndodhë ç`do herë. Përmes anullimit të marrëveshjeve, që kufizojnë armët bërthamore, ne e sjellim më afër mundësinë e shpërthimit të një lufte bërthamore.

Shënim: Stephen Kinzer, është bashkëpunëtor në Institutin Uotson për Çështjet Ndërkombëtare dhe Publike, në Universitetin Braun.

“Boston Globe” – Bota.al

Next Post
Mat/ Janë 60 hektarë pyje të prekur nga flakët, tashmë duhet ndihmë nga ajri

Mat/ Janë 60 hektarë pyje të prekur nga flakët, tashmë duhet ndihmë nga ajri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In