• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi i vetmi vend që dekoron të vdekurit”/ Rama: Meta e bëri Shqipërinë qesharake. Ligj për presidentin dhe sistemin e titujve

by Java News
19/04/2022 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të martë se paralelisht me zgjedhjen e presidentit të ri, do të futet në proces edhe ligji për Presidentin. Sipas Ramës, kreu i ri i shtetit do të ketë një ligj që do të rregullojë veprimtarinë e tij.

Një tjetër ligj që pritet të kalojë qeveria do të jetë edhe ai për titujt dhe medaljet. Kryeministri Rama thotë për Metën se është presidenti “me tonelatat më të larta të teneqeve të shpërndara në Shqipëri” dhe se dekoron të vdekurit.

Prandaj për të, kjo gjë duhet rregulluar në mënyrë që shqipëria të jetë shtet serioz.

“Paralelisht për zgjedhjen e presidentit do të fusim në proces edhe ligjin e presidentit. Presidenti që do të zgjidhet do të hyjë në zyrë duke pasur edhe një ligj që rregullon veprimtarinë e vet. Na takon ta bëjmë këtë ashtu sikundër edhe ligjin që Taulanti e përmendi duke ironizuar me të drejtë qeverinë për medaljet. E kemi gati. Nuk e kemi futur në procesin e miratimit sepse do të ishte përsëri e kotë që ta bënim këtë pa u larguar fillimisht presidenti me tonelatat më të larta të teneqeve të shpërndara në Shqipëri qysh prej kur Shqipëria ka hyrë në epokën e bronzit. Kemi të vetmin sistem pa sistem titujsh dhe medaljesh në botë. Grupi i punës që ka hartuar projektin ka studiuar të gjitha kontinentet me kërkesën tonë që të kemi një studim të plotë  për sistemin. Në të gjitha kontinentet nga Britania në Japoni, nga Polonia në Australi, nga Nigeria në Brazil, sistemi i titujve dhe medaljeve është sistem i njohur dhe është o njëri, o tjetri. Shqipëria bën përjashtim flagrant nga kjo. Është i vetmi vend në botë ku falë Ilir Metës dekordohen të vdekurit. Në logjikën e sistemit të titujve dhe medaljeve bën edhe një shkelje më të madhe se në shkeljen e Kushtetutës në sensin e antilogjikës. Ilir Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial. Edhe kjo do të ndryshojë. Është shumë e rëndësishme për shtetin, për seriozitetin e një shteti. Do të kemi një shtet më serioz duke pasur një figurë më serioze për President apo Presidente. Duke pasur një sistem titujsh dhe medaljesh serioz siç e ka çdo vend”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Deputetët e PS propozojnë emrat për kandidat për President

Deputetët e PS propozojnë emrat për kandidat për President

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In