Situata e krijuar në PD ka përfshirë në një debat televiziv, ish-nënkryetarin e FRD-së, Lisandër Hoxha dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar, Blendi Sulaj.
Të ftuar në studion e Report Tv, duke folur mbi zhvillimet e fundit në selinë blu edhe pas protestës së8 janarit dhe shkarkimeve nga Lulzim Basha, Hoxha iu drejtua Sulës duke e quajtur atë “një turist në PD.”
Nga ana tjetër, ish kreu i rinoreve republikane Sulaj e akuzoi Hoxhën se ai ka bërë karrierë me emër të dikujt tjetër, duke e fituar rrugëtimin në PD si nipi i “dikujt”.
Pjesë nga debati:
Lisandër Hoxha: Ti 6 muaj ke qenë në PD!
Blendi Sulaj: Kam që në 2011, e kam nis si numërues! Se kam nis si nipi askujt unë!
Lisandër Hoxha: Ti je turist në PD!
Blendi Sulaj: Nga ky mentalitet që ke ti është PD në këtë pikë, se unë nuk iki nga PD se nuk më bëri dikush deputet. Leje ca bën kështu!
Lisandër Hoxha: Ti ke marrë rezultatin më të dobët…Nuk të njeh kush në PD!
Blendi Sulaj: Ju nuk e keni vendin aty. Karrierën politike nuk e kam nisur si nip…
E kam lexuar kete ne gazetar ne fillim te janarit 2022