• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Je një zuzar, që të përdor Rama”/ Gazetarët e Kosovës revoltohen me Mustafa Nanon

by
09/08/2021 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shkrim i Mustafa Nanos mbi debatin për ardhjen apo jo të këngëtarit serb Bregoviç në Shqipëri, ka revoltuar gazetarët në Kosovë. Sipas tyre, Nano është anti-kosovar që përdoret nga Rama.

Sipas tyre, Nano është anti-kosovar që përdoret nga Rama.

“Mustafa Nano eshte me i sinqerti prej krejt kllapes anti kosovare ne Shqiperi. Ai po thote qe edhe nese do te ishte e vertete qe Bregovici e ka thene ndonje “gjë antishqiptare kohë më parë, fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë.”

Jo Mustafë, ai nuk po vjen ne Shqiperi si i penduar. Ne Shqiperi nuk po vjen si i penduar as Vucici, e as ata serbet qe e degjojne Draganen. Po vijne sepse dera per ta eshte e hapur. Sepse ne Shqiperi ka kozmopolit, sikur ti, qe ua zeni per te madhe kosovareve qe edhe me tutje kane ndjenja anti serbe.

Do me thane sipas Mustafes ne jemi pengje te se kaluares. Fatkeqesisht nuk eshte vetem Mustafa qe mendon keshtu. Eshte edhe ai i Gjati. Keta mendojne qe na kur flasim per vrasja dhe masakra, kur tregojme qe Vucici ka qene pjese e ketyre krimeve, ne po aktrojme.

Per Mustafen, dhe atyre si Mustafa, nuk eshte e rendesishme me gjase kur elita politike dhe kulturore ne Gjermani per cdo vit, per cdo pervjetor, detyrohet me kerku falje, me u pendu per krimet ndaj hebrenjve. Mustafa kete nuk deshiron ta kuptoj. Per te eshte shume e rendesishme qe kosovaret ta harrojne golgoten e tyre. Nese ne flasim per krimet serbe, per mospendesen serbe, ne jemi nacionaliste primitive, jemi patriote fallse.

Sikur te ishte vetem Mustafa, i cili tek une megjithate i merr piket maksimale per sinqeritet, shkruan Berat Buzhala.

Ndërsa Blerim Latifi është edhe më i ashpër. “Të kujtosh mbi 12 mijë shqiptarë të vrarë nga shteti serb, të kujtosh 20 mijë gra shqiptare të përdhunuara nga ky shtet, e mbi 1133 fëmijë të vrarë po nga ky shtet, për Mustafa Nanon do të thotë të mbetesh peng i nacionalizmit vulgar e folklorik”, ka shkruar ai.

Latifi ka shtuar edhe më tutje duke thënë se një karakter i tillë nuk mund të përshkruhet ndryshe pos me me një fjalë të cilin e ka përdorur edhe ish-publicisti i njohur, Faik Konica. “Si të përshkruhet një karakter i tillë? Konica e ka termin më të mirë të mundshëm për këtë punë: ZUZAR”, ka shkruar Latifi.

Shkrimi nga Mustafa Nano

Disa njerëz nuk kanë gjetur një mënyrë më të mirë për të mbrojtur praninë e Goran Bregoviçit në Korçë, sesa të thonë që “Bregoviçi nuk është ashtu si mendohet”, që “nuk ka asnjë provë që ai ka qenë antishqiptar” etj., etj.

Një mbrojtje e dobët, e ndrojtur, frikacake. Po ja, ta zëmë se ai ka thënë ndonjë gjë antishqiptare kohë më parë. Fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë. Po të ishte antishqiptar, as që do ta çonte në mendje të vinte këmbë në Shqipëri.

Pastaj, ai mund të vijë sa herë të dojë, për sa kohë që në Shqipëri ka njerëz që duan ta dëgjojnë. Dhe në Shqipëri, dihet tanimë, ka plot njerëz që duan ta dëgjojnë. Si t’u themi këtyre të fundit? T’u themi “ta harrojnë Bregoviçin”, sepse kështu duan ca policë të mendimit e ca gardianë të medemek patriotizmit? Ne nuk mund të mbetemi pengje të një antisllavizmi të paketuar jetë e mot.

Këtë të fundit e them në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës, të cilët ngacmohen menjëherë nga çdo gjë serbe. Dhe nuk e kam fjalën thjesht për masën e madhe të kosovarëve. E kam fjalën veçanërisht për një pjesë të elitës kosovare. Dy vetë, pjesëtarë të kësaj elite, kanë refuzuar para nja dy vitesh të vijnë në programin tim televiziv “Provokacija” për një arsye, që mua më la pa gojë.

Sipas tyre, unë kisha zgjedhur një fjalë serbe për ta titulluar programin, dhe ata nuk ishin aq të pacipë sa të shkonin në një program që kishte për titull një fjalë serbe!!! Dhe të mendosh që ata nuk janë rapper-a 20-qindarkësh. Ata janë personalitete të rëndësishme të kulturës kosovare. Janë edhe figura institucionale. Mua me njerëz të tillë më ndan një hon i madh e i paanë.

T’ju them të drejtën, Bregoviçin nuk e njoh mirë (as si këngëtar nuk e njoh e nuk e ndjek), por mund ta them pa frikë se ndihem më afër me të sesa me ata shqiptarë që e lënë dhe e mbajnë veten pengje të një nacionalizmi kaq vulgar e folklorik.

/b.h

Next Post
Messi i thotë lamtumirë mes lotësh Barcelonës: Nuk e kisha imagjinuar këtë…

Katër misteret e largimit të Lionel Messit nga Barcelona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In