Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës ndaj Ardian Çapjas dhe të pandehurve të tjerë.
I penduari i drejtësisë, Ervis Bardhi ka rrëfyer për vrasjen Nezir dhe Gentian Beqirit, përkatësisht babë e bir. Ai ka thënë sot para gjykatës se ka patur tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen.
“Ardiani me tha të shkoja atje lart tek Gentjan Beqiri e ai të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, mësohet të ketë thënë Bardhi.
Por gjatë dëshmisë së tij, ka ndërhyrë dhe Ardian Çapja, ku ështe shprehur se Bardhi është mashtrues ordiner dhe se gënjen vazhdimisht./m.j