Vajza e ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, Kejda, feston 22-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të shënuar për të, Bregu ka ndarë një fotografi selfie të së bijës në pasqyrë, bashkë me një dedikim të veçantë.
Ajo thotë se e bija është shumë më shumë nga ajo që sheh në fotografitë selfie.
“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë ❤❤❤. Është zemra jote prej ari dhe vetëironia që të bën të bukur. Gëzuar Ditëlindjen Kejda”, shkruan Bregu.
/a.r