Grida Duma ka reaguar sërish kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Duma e akuzon Bashën se po e keqpërdor partinë edhe në këto momente kur grupi parlamentar i PD-së po i kërkon dorëheqjen nga posti i kryetarit.
“Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe qe zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”! Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerëzve”, shkruan Duma.
Duma është një nga zërat më të ashpër të Bashës në grupin e PD dhe po përflitet si një kandidate e mundshme për zëvendësimin e tij. Sot Basha mblodhi krerët e dëgeve të partive dhe kandidatët, ku emri i saj u përmend si e dërguara që bën vetëm foto selfie.
Postimi i plotë
Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë.
Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam nenkryetare Partie dhe keqperdorimi që po i bën institucioneve të partise duke futur njerëz si ish kandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tende dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqperdorimit të Partisë Demokratike.
T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”. Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me radhë të vije nee Durrees dhe të denoncoje afereen e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike! Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhines duke i veenee sikur ka thene gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi.
Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe që zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”! Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerezve./m.j











