• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Je bërë shumë i bukur”/ Përgjimet e Belerit me Kokaveshin: Çfarë m*tin do? Për dy vajzat duhet t’i çojmë në konsullatë, të kalojnë e të hidhet ‘maruli’

by Java News
16/04/2024 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen përgjimet dhe komunikimet në WhatsApp me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin para se të arrestoheshin për blerje votash në Himarë.

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet.

Në dosje personat komunikojnë për marrjen e dokumenteve greke të disa qytetarëve, të cilët në këmbim do të japin votën për Fredi Belerin.

“Morëm iniciativën t’ju shtojmë në grupin aktual, sepse konsiderojmë se ndajmë të njëjtat ide dhe të një njëjtat shqetësime. Në rast se doni të na propozoni bashkëluftëtarë të cilët mund të shtojmë na dërgoni të dhënat e tyre me mesazh personal. Nëse rastis që nuk doni të merrni pjesë, ju lutemi shumë të na njoftoni me mesazh personal, në mënyrë që t’ju heqim nga grupi”, ka shkruar Beleri gjate nje komunikimi ne grup.

Pjesë nga dosja

Në orën 19:04:04 të datës 09.01.2023 i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri nga numri 355695399675 ka shkruar: “Morëm iniciativën t’ju shtojmë në grupin aktual, sepse konsiderojmë se ndajmë të njëjtat ide dhe të një njëjtat shqetësime. Në rast se doni të na propozoni bashkëluftëtarë të cilët mund të shtojmë na dërgoni të dhënat e tyre me mesazh personal. Nëse rastis që nuk doni të merrni pjesë, ju lutemi shumë të na njoftoni me mesazh personal, në mënyrë që t’ju heqim nga grupi.”

Në datën 16.01.2023 ora 16:40:12 i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri nga numri 355695399675 ka shkruar: “Mirëmbrëma të gjithëve dhe të gjithave. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhje lokale do të donim t’ju luteshim të na dërgoni numrat e telefonave dhe të dhënat e telekomunikimit me miq, shokë, të afërm ose njerëz me prejardhje nga cilido fshat i bashkisë Himarë, të cilët mund të na ndihmojnë në betejën tonë dhe që jetojnë tani ekskluzivisht në dy qytete: Në Tiranë dhe në Vlorë, pavarësisht nëse votojnë në Himarë ose jo. Himara je ti.” Pas këtij mesazhi, anëtarët e grupit fillojnë të dërgojnë emra dhe numra telefonash të personave të ndryshëm.

Nga këqyrja e komunikimeve të përkthyera nga gjuha greke të aplikacionit Whatsapp mes të pandehurit Pandeli Kokaveshit dhe përdoruesit të numrit 355697097510 (në përdorim nga i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri konfirmuar nga vetë ai në deklarimin e tij) i regjistruar në telefon me emrin Mpeleris Al, konstatohet komunikimi:

2/20/2023 11:45:13 AM: panteliskokavesis (oëner): (i dërgon foto të një karte qëndrimi të përherëshme Greke me foto dhe me emrin e shtetases Rozeta Guma e datëlindjes 06.10.1984, me datë lëshimi 08.12.2016 dhe datë skandence 05.11.2026.)

2/20/2023 4:57:52 PM: panteliskokavesis (oëner): Lika Ruçi the nëse janë gati dosjet, për dy vajzat duhet t’i marrim e t’i çojmë në konsullatë, të kalojnë e të hidhet maruli (maruli quhet sallata jeshile, ndoshta nënkuptohet paraja)

2/20/2023 5:04:47 PM, Incoming call from Mpeleris Al

2/20/2023 5:06:40 PM: panteliskokavesis (oëner): Je bërë shumë i bukur.

2/20/2023 5:43:17 PM: Mpeleris Al: Çfarë mu..n do?

2/20/2023 5:43:27 PM: Mpeleris Al: Nuk kuptoj

2/20/2023 5:43:36 PM: Missed call from Mpeleris

2/20/2023 5:44:31 PM: panteliskokavesis (oëner): Të tërhiqesh nga budallallëqet e tua. Dhe ato që thua mbaji për vete.

2/20/2023 5:47:56 PM: Mpeleris Al: Akoma nuk kupton se çfarë shkruan?

2/20/2023 5:48:21 PM: Mpeleris Al: Dhe këmbëngul.

Lidhur me komunikimin e mësipërm, janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasit Rozeta Guma dhe Vasil Guma, të cilët kanë pranuar faktin se kanë biseduar me të pandehurin Pandeliun në lidhje me dokumentat e shtetësisë greke të Rozetës, në mënyre që të pyeste ai vetë ndonjë avokat të njohur të tij nëse kishte ndryshim të ligjit për nënshtetësinë greke./m.j

Next Post
Ngjela: Grupi i Berishës, i korruptuar. Tryeza e sotme e PD ishte e suksesshme, e djathta duhet të bashkohet

Pse shkalloi Ilir Meta?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In