Bisedimet midis qeverisë britanike dhe opozitës laburiste për gjetjen e një kompromisi për Brexit do të vazhdojnë javën e ardhshme pas pushimeve të Pashkëve për të bërë një përbledhje rreth situatës, deklaroi sot zëvendëskryeministri David Lidington.
Lidington tha për BBC-në se bisedimet e nisura në fillim të muajit me siguri do të vazhdojnë javën e ardhshme.
Krahu i djathtë i Theresa May sqaroi se kishte rënë dakort me një drejtues të laburistëve, John McDonnell për organizimin e disa takimeve javën e ardhshme midis anëtarëve të qeverisë dhe drejtuesve të partisë laburiste për të diskutuar çështje të tilla si standartet e mjedisit, të drejtat e punëtorëve dhe marrëdhëniet në fushën e sigurisë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së.
/a.rada