• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java në RTSH: Edhe 3 deputetë të PD- PS përfshihen në hetimet për Babalen e Toyota Yaris

by Java News
20/10/2018 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media shqiptare, kufiri i hollë mes lirisë dhe anarkisë. Kjo ka qenë tema e diskutuar në pjesën e parë të “JAVA në RTSH” me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli dhe gazetarin Artan Hoxha. “Java” ka trajtuar problematikën komplekse të mediave duke nisur nga paketa Antishpifje, formalizimi që kërkon AKEP dhe financimi i portaleve në Shqipëri nga MPJ greke.

Analisti Preç Zogaj tha se nuk dyshonte tek vërtetësia e këtij informacioni dhe tha se është e rëndësishme të zbardhet sa më shpejt komponentja shqiptare e këtij skandali.

Për Lorenc Vangjelin, me kërkesën e tij, kryeministri Edi Rama arriti  dhe një herë që të ndajë opinionin në dy palë, pro dhe kundër. Sipas tij, njëra palë mendon se formalizimi i portaleve është i domosdoshëm, ndërsa pala tjetër e sheh kërkesën e AKEP si një cenim dhe ngacmim të lirisë së medias.“Si zakonisht, e vërteta në Shqipëri nuk ndodhet në skaje por në mes. Legalizimi i portaleve është po aq i nevojshëm, sa ç’është edhe mbrojtja e tyre. Lajmi për financime greke dhe financime të tjera nga vende të tjerë, tregon edhe një herë urgjencën për transparencën e financimeve. Çdo qindarkë në media duhet të ketë të dëshmuar origjinën e saj” – tha Vangjeli duke shtuar se media është e rrëzikuar edhe nga financime me para të pista të krimit.

 “Ky lajm erdhi në momentin e duhur dhe ndoshta nuk do ta merrnim vesh kurrë nëse nuk do të ndodhte kjo përplasje në qeverinë e Athinës. Shqipëria për pozicionin që ka, është një vend ku investohet fuqishëm për lajme të rreme, për turbullira informative. Ka dyshime për financime të tërthorta edhe nga Rusia apo Serbia. Prandaj apeli për përgjegjësi nga ana e mediave nuk është kurrë i tepërt. Formalizimi dhe transparenca nuk e dëmtojnë lirinë e mediave, por e ndihmojnë atë” – tha analisti Preç Zogaj.

Ndërkohë që sipas gazetarit Artan Hoxha, përmes fondit një milion euro, Greqia ka financuar jo vetëm portale dhe media të tjera, por edhe personalitete politike brenda territorit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Eshtë ironike që në Tiranë kërkohet numri I NIPT-it dhe në Athinë botohen numrat e llogarive të mediave shqiptare që financohen me para greke. Financimet kanë ndodhur kryesisht në kuadër të marrëveshjes me Shqipërinë dhe asaj të Prespës me Shkupin. Prokuroria greke ka nisur hetimet mbi këtë financim” – tha Hoxha.

Gazetari investigativ Artan Hoxha dha shpjegime të hollësishme për lajmin e fundit të operacionit policor në Has që përfundoi me sekuestrimin e rreth një qind kilogramëve heroinë dhe sasi të mëdha përzjerësish. “Ishte një laborator për prodhimin e heroinës me origjinë nga Afganistani, tha Hoxha duke përmendur dhe valën e arrestimeve që bëri policia.

Edhe tre deputetë, dy socialistë dhe një demokrat, në hetimet për Toyota Yaris dhe Babalen

Emisioni ‘Java’ në RTSH solli dy lajme ekskluzive mbrëmjen e së premtes. Sipas analistit Lorenc Vangjeli, ‘Babalja’ është një histori me seri dhe histeri që pritet të ketë një zhvillim tjetër.

“Dy Endritët e PD-së, Hasa dhe Kokoshi, njëri deputet dhe tjetri punonjës teknik në PD, janë persona me dijeni dhe dobi për hetimin. Nuk është ende e saktë se çfarë statusi do të kenë ata në raport me hetimin, por kolegët e tyre në PD i përfshijnë ata në këtë histori me role të qartë dhe të rëndësishëm” – tha Vangjeli.

Edhe hetimi penal për çështjen e Toyota Yaris pritet të marrë një kthesë. Nga burime të emisionit ‘Java’ mësohet se në këtë hetim, dy deputetë socialistë, njëri nga ta me profesion jurist, mund të përfshihen në këtë hetim me statusin e personave që kanë dijeni për veprën penale. “Edhe në këtë histori do të ketë me të gjitha gjasat një serial përgjimesh nga Belgjika, Gjermania, Italia e ndoshta edhe Shqipëria”, tha Vangjeli. Në këtë çështje ka dhe një padi tjetër për shpifje të Taulant Ballës ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Seksi në të zezë, hipokrizi apo formalizim te Tatimet?

Psikologia Eni Feruli dhe juristi Klement Mile ishin të pranishëm në studion e ‘Java në RTSH’ për të folur mbi një temë ende tabu në Shqipëri.  

Sipas Ferulit, përpara se të bëjmë thirrje për legalizim të prostitucionit, duhet bërë një studim i tregut me ekspertë ku nuk duhet përjashtuar as kleri fetar si pjesa më konservatore e shoqërisë.

“Fenomeni i prostitucionit ka ekzistuar që me lindjen e njeriut. Por nëse do të marrim një eksperiencë të vjetër dhe ta adoptojmë në kohët moderne, duhet bërë një krahasim i kulturave dhe emancipimit dhe çfarë ofron vendi” – tha Feruli duke iu referuar legalizimit të prostitucionit në Shqipëri gjatë periudhës së monarkisë.

Sipas saj, duhet krijuar një edukim që në shkolla për ruajtjen e trupit dhe pastaj të flitet për nevojën e ligjshmërisë së prostitucionit.

Ndërkohë, Klement Mile trajtoi një këndvështrim të ndryshëm. Ai solli edhe fakte të pazakonta ku në njoftimet e gazetave, për një vend pune që kërkonte kualifikim minimal, ofrohej një pagë 800 euro. Sipas Miles, ky është një kamuflim, por nga ana tjetër edhe një detaj që mund të kapet shumë lehtë nga strukturat e shtetit për të hetuar më pas.

“Personalisht jam pro legalizimit, por jo në kuptimin që të nxitet dhe përhapet si fenomen. Por mendoj që duke e legalizuar, mund ta minimizojmë, izolojmë dhe pastaj ta kontrollojmë. Sepse duke e quajtur vepër penale, ne nuk kemi ditur ta luftojmë këtë fenomen” – tha Mile.

 

BIRN tregon hetimin për paratë e gjyqtarëve dhe prokurorve

 

I ftuar në pjesën ‘Transparencë’ të emisionit përballe Preç Zogajt dhe Lorenc Vangjelit ishte gazetari Vladimir Karaj. Gazetari i BIRN-it tha se gjysma e emrave të drejtësisë janë rrëzuar gjatë procesit të Vettingut deri më sot.

Por Karaj tha se faza e parë e procesit bëri bujë për shkak të listës prioritare dhe emrave të njohur të drejtësisë. “Procesi i vettingut nuk është aq i ashpër sa ç’mendohet. Emrat që kanë probleme me pasurinë apo figurën thjeshtë largohen nga sistemi. Shkarkimet po vijnë edhe si pasojë e faktit se gjyqtarët dhe prokurorët nuk e kanë marrë seriozisht më parë procesin e vetëdeklarimit të pasurive. Megjithatë kur kemi pasur të bëjmë me shkarkime për shkak të pastërtisë së figurës, kryesisht informacionet kanë ardhur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit” – tha Karaj.

Ndërkohë, sipas Vangjelit, procesi tregoi se reforma në drejtësi nuk është thjeshtë një reformë lokale, por ka një interesim shumë të qartë ndërkombëtar.

Për Preç Zogajn, Shqipëria është një vend që ka deleguar sovranitet kudo që aderon dhe fakti që ONM ka burimet e saja, është e rëndësishme.

“ONM reflekton këtë realitet, pra kanë të dhënat e tyre. Ky është një pohim i rëndësishëm që nuk e bëjnë të gjithë” – tha Zogaj.

Next Post
EMRI/ Kontrolli në banesë çon në pranga vlonjatin, kapet me kokainë

EMRI/ Kontrolli në banesë çon në pranga vlonjatin, kapet me kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In