Kjo javë ka nisur me mot të kthjellët dhe me intervale të gjata me diell.
“Sot dhe nesër territori shqiptar parashikohet të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell, ndërsa pasditja do të ketë vranësira. Dita e mërkurë do të ketë vranësira të shpeshta në pjesën veriore dhe lindore, me mundësi shiu. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm”, tha Hakil Osmani nga “MeteoAlb”.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat maksimale do të jenë mbi 20 gradë Celsius.
“Mëngjesin e sotëm vlerat minimale janë regjistruar 5 gradë në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore, në orët e para të mëngjesit, 8-14 gradë Celsius në vijën bregdetare.
Ndërsa në mesditë do të shkojnë deri në 25 gradë.
Nga dita e martë do të bien temperaturat, në 1 gradë minimumet në qytetet e zonave malore, deri në 20-21 gradë maksimumet”, tha Osmani.
Meteorologët parashikojnë se moti do të vijojë të jetë i qëndrueshëm edhe në fundjavë dhe nuk priten reshje shiu.











