• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Java e Tokës’/ Klosi apel: E pafalshme, lumenjtë një depozitim i mbetjeve!

by Java News
14/04/2018 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për medien, ndërkohë që strukturat hoteliere janë prenotuar nga turistët, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, apeloi për një mjedis të pastër dhe zbatim të fortë të ligjit nga të gjithë subjektet në zonat turistike. Në një takim me të rinjtë e Divjakës për masat në sezonin turistik ministri Klosi kërkoi përfshirjen e tyre dhe të çdo qytetari në aksionin e Javës së Tokës, që fillon nga data 16 prill e kulmon më 22 prill. Në prag të aksionit “Java e Tokës” kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha:

“Ne sot fatkeqësisht në mënyrë krejtësisht të papranueshme kemi shtratin e lumit si landfillin zyrtar. Shumë bashki të vogla apo ish komuna e kanë lumin si vend-depozitim të mbetjeve urbane dhe kjo është katastrofale. Tashmë duhet një menaxhim krejt tjetër i mbetjeve për të shmangur të gjitha arsyet që e bëjnë pis Shqipërinë”, theksoi ministri, Klosi

Edhe deputeti i zonës, Erjon Brace pasi vlerësoi kontributin vullnetar të të rinjve dhe komunitetit të zonës, theksoi se papastërtitë në bregdetin e Divjakës vijnë pikërisht nga lumenjtë dhe keqmenaxhimi i tyre nga bashkitë. Duke folur me të rinjtë ministri Klosi tha:

“Nëse do të rritet niveli i shërbimit, kapaciteteve, trajtimit të mjedisit, pa dyshim çdo turist që do të vijë në Shqipëri do të paguajë më shumë, do të prodhojë më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqënie”, deklaroi Klosi

Ministri Klosi ndau me të rinjtë edhe programin “Smile Albania” që do të rekrutojë 1 mijë të rinj dhe të reja për të pastruar plazhet gjatë gjithë sezonit të verës, për të mirëpritur turistët dhe gjithashtu për të fituar një edukim mjedisor që do të jetë hapi i parë për një mentalitet të ri kundrejt mjedisit.Të rinjtë do të vendosen në 9 pika hyrëse dhe në 33 zonat e mbrojtura duke krijuar zonat e mikpritjes turistike duke u shndërruar në një ndihmë të madhe për bashkitë.

ma.me

Next Post
Këto janë ushqimet kundër alergjisë

Këto janë ushqimet kundër alergjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In