Drejtoria e Policisë Rrugore ka mikpritur fëmijë të cilët përjetuan një ditë të veçantë pranë oficerëve të policisë rrugore.
Në kuadër të javë së sigurisë rrugore, 7 maj-13 maj, Drejtoria e Policisë rrugore ka ndërmarrë disa nisma sensibilizuese.
Në këtë kuadër në Drejtorinë e Policisë Rrugore këtë javë e kanë vizituar fëmijë të shkollave fillore në Tiranë ku kanë vëzhguar nga afër punën e oficerëve të policisë rrugore. Me jelek të gjelbër, edhe fëmijët në prani të oficerëve të policisë u përpoqën të menaxhonin trafikun në Tiranë.
Fëmijët, gjithashtu u njohën me mjetet me të cilat punon Policia Rrugore, ndërsa u njohën me rëndësinë që ka drejtimi i automjeteve me përgjegjësi dhe duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë për parandalimin e aksidenteve.
/a.rada