• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java e madhe e Pashkës, mesazhi i Kryepiskopit Joan: Fitorja mbi vdekjen…

by A R
17/04/2025 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Javën e Madhe të Pashkës, Fortlumturia e Tij, Joan ka përcjellë për të gjithë besimtarët mesazhin e rëndësishëm se Pashka është përkujtimi i Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht dhe e vërteta themelore e besimit dhe e jetës sonë.

“Fitorja e Tij mbi vdekjen është një fitore universale, për të gjitha kohërat dhe për të gjithë popujt, fitore me të cilën mund të gëzohet çdo njeri”, thekson Kryepiskopi Joan.

Mesazhi i Kryepiskopit Joan

Klerit dhe popullit shpresëtar

Bij të shtrenjtë në Zotin,

I

Pashka është përkujtimi i Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht dhe e vërteta themelore e besimit dhe e jetës sonë. Nëse nuk do të kishte pasur Ngjallje, nëse nuk do të ishte mundur vdekja, atëherë predikimi dhe besimi ynë i krishterë do të ishte i kotë (I Kor. 15:14), thekson apostulli i madh, sepse vetëm nëpërmjet Ngjalljes së Zotit, natyra jonë njerëzore mori rëndësinë dhe kuptimin e saj të vërtetë.

Fitorja e Tij mbi vdekjen është një fitore universale, për të gjitha kohërat dhe për të gjithë popujt, fitore me të cilën mund të gëzohet çdo njeri. Çdo fitore tjetër në botë ka krijuar ndarje dhe vazhdon t’i ndajë njerëzit nga njëri-tjetri. Kur një fiton, një tjetër humb. Njëri gëzohet dhe tjetri hidhërohet. Ndërsa në fitoren e Ngjalljes së Krishtit, duhet të gëzohen të gjithë, sepse mundet vdekja, armiku i përbashkët i të gjithë njerëzve.

Këtë Pashkë ne nuk e kemi mes nesh Kryepiskopin tonë të dashur Anastas. Por zemrat tona ngushëllohen duke ditur se ai tani ndërmjetëson për ne pranë Zotit, sepse Perëndia nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve (Mt. 22:32). Besojmë se vdekja nuk është fundi, por fillimi i një jete të re në Perëndinë. Në shpresofshim në Krishtin vetëm në këtë jetë, jemi më të mjerët e gjithë njerëzve (1 Kor.15:19).

Ngjallja e Krishtit na forcon dhe na jep të gjithëve besim, na jep jetë prej Jetës së Tij, një jetë e shenjtë, një jetë që mposht edhe vetë vdekjen, një jetë pa mbarim, ku pushteti tokësor i vdekjes nuk ka më fuqi. Kemi besim, dhe besimi ynë nuk është thjesht një emocion, apo vetëm dëshirë, por është një siguri e themeluar mbi shkëmbin, që është Krishti. Fryma dhe Fjala e Tij mbollën farën e jetës aty ku mbretëronte vdekja, përhapën dritën aty ku ishte errësira dhe dhanë gëzim kudo ku kishte frikë dhe trishtim. Ai kaloi nëpër varrezën njerëzore, duke përhapur lulet e përjetësisë.

II

Por, ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e kësaj jete. Në botë ka padrejtësi dhe luftëra, varfëri dhe mundim, sëmundje dhe vdekje, që shpesh mund ta çojnë njeriun në dëshpërim. Egoizmi dhe lakmia i kanë helmuar dhe deformuar marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, duke i tjetërsuar dhe duke i vetmuar nga njëri-tjetri. Largimi nga vlerat, nga dashuria, drejtësia, dhembshuria dhe, sidomos, nga prania Zotit në jetën tonë të përditshme, krijon një errësirë shpirtërore, duke e mjegulluar mendjen njerëzore dhe duke e çoroditur kuptimin e jetës. Errësira shpirtërore është pengesa më e madhe për të hyrë në jetën dhe çlirimin e vërtetë.

Por, sa më e madhe të jetë errësira, aq më shumë duhet drita. Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim, sepse vetëm duke e përjetuar në jetën tonë dritën çliruese të Ngjalljes, qenia jonë mund të transformohet dhe të arrijë dimensionin e saj të plotë.

Ne kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja, jeta në Të, më e fortë se vdekja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ai është shpresa jonë dhe ata që shpresojnë te Zoti, – thotë Profeti Isaia, – do të ripërtërijnë forcën e tyre. Ata do të fluturojnë mbi krahë si shqiponja; do të vrapojnë dhe nuk do të lodhen, do të ecin dhe nuk do të ligështohen (Is.40:31).

Nëse do të ndizet drita e ngjalljes në jetën tonë, atëherë edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore do të ndriçohen. Ne jemi krijuar si qenie komunitare dhe jemi thirrur të jetojmë në bashkësi me njëri-tjetrin dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin, duke ruajtur dinjitetin e çdo personi njerëzor, sidomos të njerëzve në nevojë dhe në vështirësi. Sakrificat, ashtu si mjekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme për shërimin tonë. Sepse, nëse nuk do të përjetojmë dhimbjen e kryqit, nuk do ta përjetojmë as gëzimin, jetën dhe dritën e Ngjalljes.

III

Të dashur vëllezër dhe motra!

Gjatë Pashkëve ne këndojmë: Vraponi dhe i shpallni botës se si u ngjall Zoti, duke shkatërruar vdekjen; Ai është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari i racës njerëzore! Ndoshta sot, më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës, sepse Ngjallja nuk është thjesht një ngjarje e kaluar, por një përvojë e vazhdueshme për çdo kohë, për çdo brez dhe për çdo njeri, e cila jep shpresë, dritë dhe gëzim në jetën tonë dhe nuk na lejon të mbytemi në detin e hidhërimit. Pavarësisht se sa të vështira mund të jenë problemet tona, Ngjallja e Krishtit, na premton një të ardhme krejtësisht të ndryshme.

Ngjallja e Krishtit nuk është një ngjarje dhe një kremtim që ka të bëjë vetëm me Atë, por edhe me ne, sepse Ai na bëri pjesëtarë të Ngjalljes së Tij, nëpërmjet plotësisë së natyrës së Tij njerëzore.

Ngjallja e Tij prek dhe transformon të gjithë njerëzit, duke i dhënë ekzistencës së njeriut një jetë të re dhe duke u bërë treguesi i plotësimit përfundimtar të natyrës sonë njerëzore. Ai që sot u ngjall, – shkruan shën Grigor Theologu, – do të më përtërijë në shpirt dhe do të më veshë me njeriun e ri. Për Pashkë jemi thirrur të përqafojnë njëri-tjetrin dhe, për shkak të Ngjalljes jetëdhënëse të Krishtit, të falin njëri-tjetrin në çdo gjë, që të mund të thërrasin me një zemër të pastër: Krishti u Ngjall!

Me dashuri në Zotin e Ngjallur,

JOANI, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

Next Post
Pas hapjes së fushatës, Aleanca ‘Shqipëria Madhështore’ prezanton sot në orën 17:00 programin elektoral

Berisha zotohet për negociata me Trumpin: Do ta bind që të na i bëjë tarifat zero!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In