• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Java e CEFTA në Bruksel: Efektet e krizës, t’i kthejmë në një vrull të ri bashkëpunimi rajonal

by Java News
09/12/2022 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu, bashkëpunimi dhe zbatimi i zgjidhjeve inovative të bazuara në standardet e BE-së, janë shtyllat bazë mbi të cilat mbështetet e ardhmja e suksesshme e Palëve të CEFTA-s. Në rrugën drejt lidhjes së tregjeve individuale në një treg të përbashkët rajonal që do të rritet ekonomikisht, vendet kanë partnerë dhe një udhërrëfyes, por ata duhet të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj këtij qëllimi sa më shpejt të jetë e mundur. Ky ishte dhe konkluzioni që u përfundua në Bruksel, në konferencën e quajtur “CEFTA: Një gur hapi drejt tregut të vetëm të BE-së”, që mblodhi sot aktorët dhe partnerët kryesorë rajonalë në kuadër të Javës së CEFTA-s 2022.

Kjo konferencë ishte një mundësi për të përmbledhur atë që është arritur, por edhe për të përcaktuar drejtimet e veprimit të përbashkët të ardhshëm në vitin 2023, kur Mali i Zi do të marrë kryesimin e CEFTA-s nga Moldavia.
“Viti 2022 solli sfida të reja të mëdha dhe pasojat e krizës ekonomike dhe sociale theksuan më tej nevojën për një treg të rregulluar sistematikisht që do të jetë baza e progresit dhe rimëkëmbjes ekonomike të të gjithë tregut të CEFTA-s”, tha drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s. Emir Djikic.

Pikat kryesore përfshijnë nënshkrimin e tre marrëveshjeve për mobilitetin, si dhe zgjerimin e Korridoreve të Gjelbërta me Bashkimin Evropian, si dhe vendosjen e “Korsive Blu” me Italinë, që rezultoi në zbutjen e procedurave doganore dhe një lidhje më të mirë të doganave të vendeve të CEFTA dhe anëtarë të BE-së. Në këtë mënyrë, përfitime të drejtpërdrejta kanë kompanitë, kamionët e të cilëve kalojnë procedurat në pikat kufitare, që sjell kursime dhe kontroll më të mirë të punës, si dhe redukton bllokimet. Krahas lidhjes së rajonit në këtë mënyrë, ajo shkoi edhe një hap më tej duke u lidhur në të njëjtën mënyrë me vendet e BE-së, duke mundësuar reduktimin e tregtisë ilegale.

Katër vendime të rëndësishme presin miratimin nga Komiteti i Përbashkët: Vendimi për lehtësimin e tregtisë elektronike, Vendimi për shërbimet e dorëzimit të parcelave ndërpartiake, Vendimi për parandalimin e gjeo-bllokimit të pajustifikuar dhe Vendimi për njohjen e Programeve AEOS. Të gjitha këto stimulojnë biznesin sipas parimeve të BE-së dhe inkurajojnë investimet.

“Me këtë grup vendimesh, CEFTA vazhdon të pozicionohet si themeli i integrimit ekonomik të rajonit. Ekziston një udhërrëfyes, si dhe mënyra për të kapërcyer sfidat dhe për të gjetur zgjidhje që do të funksionojnë në të gjithë tregun e CEFTA-s përmes përafrimit gradual me BE-në. Kjo mbështetet edhe nga të dhënat se tregtia rajonale është rritur dërmjet 74% dhe 127%, dhe se tregtia me mallra dhe shërbime është liberalizuar dhe më tej po lehtësohet, në përputhje me politikat e BE-së”, shtoi Djikic.

Në kuadër të kësaj konference u organizuan tre panele kushtuar tregtisë së mallrave, tregtisë elektronike dhe objektivave dhe mundësive në kryesimin e vitit 2023./m.j

Next Post
EMRAT/ Kontrabandë me ilaçe në Tiranë, 8 persona në pranga dhe 10 të proceduar penalisht

EMRI/ Ishte shpallur në kërkim për vrasje të dyfishtë, arrestohet 27 vjeçari në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In